
Manja: Kushdo që ka kryer krim ndërkombëtar nuk do të ketë imunitet penal
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot në Kuvend se, kushdo që ka kryer krim ndërkombëtar nuk do të ketë imunitet penal.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se, kushdo që ka kryer krim ndërkombëtar nuk do të ketë imunitet penal.
Në fjalën e tij në Kuvend për pr/ligjin për ratifikimin e Konventës Lubjanë – Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare”, Manja u shpreh se, “qëllimi i kësaj Konvente është të plotësojë sistemin juridik ndërkombëtar me parashikime të detajuara dhe aktuale për ndihmën e ndërsjellët juridike, ekstradimin, hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve kryesore ndërkombëtare”.
“Konventa do të përfshijë ndihmën e ndërsjellët juridike dhe ekstradimin për ndjekjen penale në çdo rast të krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës”, tha Manja.
Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook
“Kjo Konventë plotëson çështjet e juridiksionit dhe mbrojtjen e viktimave, duke qenë një instrument kyç për të përmirësuar efektivitetin e hetimit dhe ndjekjes penale në nivel kombëtar”, theksoi Manja.
Po ashtu, shtoi ministri Manja, “kjo Konventë është edhe një instrument ligjor ndërkombëtar për të mbrojtur dhe mbështetur të drejtat e të mbijetuarve”.
Manja vlerësoi se, “ratifikimi i kësaj Konvente bëhet i domosdoshëm në luftën kundër pandëshkueshmërisë së këtyre krimeve, duke siguruar që kushdo që ka kryer krim ndërkombëtar nuk do të ketë imunitet penal”.