Hajdar Alijev, presidenti që krijoi Azerbajxhanin modern!
Jeta dhe veprimtaria e ish-Presidentit Hajdar Alijev janë pjesë e rëndësishme e historisë së shtetit të Azerbajxhanit
Nga Dash Frashëri
Heydar Alirza oglu Alijev (10 maj 1923– 12 dhjetor 2003) -= presidenti i tretë i Azerbajxhanit nga 3 tetori 1993 deri në 31 tetor 2003 – konsiderohet si një nga politikanët dhe udhëheqësit më të rëndësishëm në historinë e Azerbajxhanit.
Dr. Entela Muço, në librin e saj monografik: “Jeta, Veprimtaria dhe Mendimet e Hajdar Alirza oglu Alijev, e përshkruan atë si një prej personaliteteve botërore më të shquar të Lindjes, si një figurë madhore e shtetit të Azerbajxhanit.
Jeta dhe veprimtaria e ish-Presidentit të Azerbajxhanit janë pjesë e rëndësishme e historisë së shtetit të Azerbajxhanit, një udhëheqësi mbarëkombëtar dhe i respektuar në arenën ndërkombëtare.
“Jeta e Hajdar Alijev ka qenë e vështirë dhe kaluar mes sprovave të rënda të diktuara nga rrethanat historike. Njohja e figurës së personaliteti të Hajdar Alijev është një mundësi që i jepet lexuesit shqiptar të njohë personalitete të shtetit të Azerbajxhanit, për të cilat tani nuk ka informacionin e duhur”, shkruan në librin e saj studimor, Dr. Entela Muço.
Personaliteti i Hajdar Alijeve ka rëndësi të madhe dhe është simbol i paqes, krijues dhe arkitekt i ndërtimit të shtetit të ri dhe zbatues i vendimeve të rëndësishme jo vetëm për Azerbajxhanin.
“Veprimtaria e suksesshme e Hajdar Alijev në gjetjen e mënyrave efikase për zggjidhjen e ngërçeve politike jo vetëm në shtetin e Azerbajxhanit dhe në rajon, ka lënë gjurmë në historinë politike ndërkombëtare si një shembull që duhet parë dhe studiuar”, shkruan Dr. Muço.
Fillimi i Luftës së Dytë Botërore, qëndrimi patriotik i Alijevit ndaj kësaj fatkeqësie që rrezikoi jo vetëm vendin, por gjithë njerëzimin, kontributi që ai dha në këtë luftë, në mbrojtje të interesave të vendit dhe të popullit të tij, kundër Nazizmit, treguan se ai tashmë i kishte kuptuar përgjegjësitë e tij, rolin dhe vendin që duhet të zinte në këtë situatë të vështirë politike.
Udhëheqësi Alijev prej viteve të pas fuftës dhe gjatë gjithë kohës në drejtim të shtetit u ndesh me probleme të shumta, duke qene gjithnjë pranë rrezikut. Periudha në drejtim të shtetit e Alijeve lidhet me dy sisteme të rëndsishme politike shoqërore për vendin: periudha e social-komunizmit dhe periudha e demokracisë.
Alijev lindi më 10 maj 1923, në pjesën më nevralgjike dhe më kufitare të Azerbajxhanit, në qytetin e Nahviçanit, kryeqyteti i Republikës Autonome të Nahviçanit të Azerbajxhanit, kufitat me tre shtete: Armeninë, Turqinë dhe Iranin.
Familja Aliev ishte një familje e thjeshtë punëtore. I ati i Hajdar Aliev punonte në hekurudhë. Hajdar Alijev, i rritur në një familje me virtyte, njeri punëtor, me zgjuarsi dhe vullnet të fortë, falë kujdesit të familjes mundi të ndiqte me sukses dhe me rezultate të shkëlqyera arsimimin e plotë sipas programit shkollor të kohës 1936-1939, në Teknikumin Ndërkombëtar të Nahçivanit, për të vazhduar më pas në Institutin e Industrisë së Azerbajxhanit (1939-1941), ku u regjistrua dhe mori mësime në Fakultetin e Arkitekturës.
Fillimi i Luftës së Dytë Botërore, e detyroi të ndërpriste studimet studenti Hajdar Alijev, për t’i filluar sërish në vitin 1957 në Universitetin Shtetëror të Azerbajxhanit, në Fakultetin e Historisë. Pas disa specializimeve dhe detyrave të larta në agjencitë e sigurisë kombëtare, Hajdar Alijev mori gradën Gjeneral-Major.
“Vepra e ish-Presidentit Hajdar Aliev për popullin, vendin dhe shtetin e Azerbajxhanit synoi krijimin e një shteti të fortë, sigurimin e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të shtetit në përgjithësi, vendit dhe popullit të Azerbajxhanit në veçanti, arritjen dhe progresin e shtetit në nivelet më të larta të zhvillimi në të gjitha sektorët, duke e kthyer vendin në një fuqi të respektueshme në rajon”, shkruan Dr. Entela Muço.
Ndryshimet dhe reformat e bëra gjatë kohës së drejtimit të shtetit nga Hajdar Alijev përfshijnë: miratimin e Kushtetutës së Republikës së Azerbajxhanit, më 1 nëntor 1995, e cila përfshin vlera demokratike, themelimin e Gjykatës Kushtetuese, institucionin e Avokatit të Popullit, kthimin e vendit nga agrar në industrial, vendime reformuese në ekonomi, etj.
Presidenti Hajdar Alijev pati një ndikim të madh në botën turke, një koncept gjeo-social dhe përfshin në vetvete rajonet e Azisë së Mesme, Turqinë, Kaukazet dhe rajonet turke që ndodhen në Rusi, duke theksuar se kultura islame është diçka unike për Azerbajxhanin.
Falë edhe reformave në arsim, sidomos në fushat e ndaluara nga regjimi i mëparshëm sovjetik, duke krijuar bazën e një arsimi kombëtar shkencor, larg dogmave dhe propagandës së ateizmit shkencor të regjimit sovjetik. Alijev riorganizoi institucionet arsimore, mbështeti organizimin e një sërë konferencash dhe simpioziumesh kombëtare dhe ndërkombëtare, në të cilat morën pjesë studiues dhe shkëncëtarë vendas dhe ndërkombëtarë.
Veprimtaria e ish-Presidentit Hajdar Alijev është përcjellë masivisht nga media vendase dhe ajo ndërkombëtare, por dhe nga masmedia shqiptare.
Udhëheqësi Hajdar Aliev mendimet, idetë, projektet për ndërtimin e vendit, punën e bërë e pasqyroi në një sërë librash të shkruara nga vetë ai.
“Diplomacia nuk është fushë beteje, këtu nuk duhet të tregosh agresion, por vullnet të mirë dhe besim te kundërshtari, të mos i dorëzohesh pasionit, por të tregosh mençuri dhe durim, të mos jesh instrument në duart e politikanëve, por tregoni vullnet dhe këmbëngulje në mbajtjen e kursit të pavarur politik”, ka thënë Hajdar Alijev.
Azerbajxhani në kohën e drejtimit dhjetëvjeçar të Hajdar Alijev dhe Shqipëria e asaj kohe ndërtuan marrëdhënie me respekt reciprok, të cilat janë fuqizuar akoma më shumë nën drejtimin e Azerbajxhanit nga Presidenti aktual, Ilham Alijev, djali i Hajdar Alijev.