“Merano Wine Festival” vjen në Tiranë, Kumbaro: 650 kantina dhe 3 mijë operatorë nga e gjithë bota

“Festivali i Verës Merano”, një traditë italiane që daton nga viti 1992 do të zbresë këtë vit në kryeqytetin shqiptar, tek Pazari i Ri, në fundjavën e 11 dhe 12 majit.


“Festivali i Verës Merano”, një traditë italiane që daton nga viti 1992 do të zbresë këtë vit në kryeqytetin shqiptar, tek Pazari i Ri, në fundjavën e 11 dhe 12 majit.

Ekspertë nga e gjithë bota, prodhues të verës, degustues, por edhe vizitorë të pasionuar takohen në këtë aktivitet gastronomik ndërkombëtar, për të shijuar dhe vlerësuar verërat, por edhe specialitete të tjera.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ndau në rrjete sociale pamje nga video prezantuese e këtij aktiviteti të rëndësishëm, teksa shkroi se “vjen në Tiranë “Merano Wine Festival”, një prej panaireve më të rëndësishëm ndërkombëtar të verërave me mbi 650 kantina, rreth 7000 vizitorë dhe 3000 operatorë e distributorë nga e gjithë bota”.

Kumbaro tha se, do të jetë vërtet një festival në Pazarin e Ri këtë fundjavë, ku mblidhen së bashku kantinat e Shqipërisë dhe Kosovës duke promovuar prodhuesit shqiptarë të verërave dhe produktin vendas në tregun kombëtar dhe atë global.

Eksperienca disavjeçare e “Festivalit të Verës Merano” do të japë frytet e saj edhe në Shqipëri duke shërbyer si një katalizator për diversifikimin e kësaj industrie që po zhvillohet me trend në rritje në vendin tonë.

(Marë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Hoxha: Mekanizmi Kombëtar i Referimit, efikas për mbrojtjen e viktimave të trafikimit

Sot në Ditën Evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, mori pjesë në aktivitetin e organizuar…

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha: Mekanizmi Kombëtar i Referimit, efikas për mbrojtjen e viktimave të trafikimit

Sot në Ditën Evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, mori pjesë në aktivitetin e organizuar…