“Merano Festival”, Denaj: 40 kantina vere nga hapësira shqiptare

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj ishte sot e pranishme në panairin “Merano Festival” që u mbajt tek Pazari i Ri në Tiranë.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte sot e pranishme në panairin “Merano Festival” që u mbajt tek Pazari i Ri në Tiranë.

Denaj e përshkroi panairin si “shije dhe traditë shqiptare, kënaqësi konsumatore” me pjesëmarrjen e 40 kantinave të verës nga mbarë hapësira shqiptare.

Në ceremoninë e hapjes, Denaj shprehu dëshirën që të shkohet përtej shitjes dhe shijimit të produkteve.

“Të lidhim kontrata, sepse ajo stimulon më shumë mbjelljen e tokës shqiptare me vreshta dhe kultivarët tanë autoktonë, por që e bën produktin tonë të shkojë përtej Shqipërisë, drejt tregjeve ndërkombëtare”, u shpreh Denaj.

“Festivali i Verës Merano”, traditë italiane që daton nga viti 1992 mbahet këtë vit në kryeqytetin shqiptar, tek Pazari i Ri, në fundjavën e 11 dhe 12 majit.

Panairi mbledh së bashku kantinat e Shqipërisë dhe Kosovës duke promovuar prodhuesit shqiptarë të verërave dhe produktin vendas në tregun kombëtar dhe atë global.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…