Tirana binjakëzohet me Venecian, Veliaj: Një miqësi e bukur!

Në një ceremoni të veçantë do të bëhet binjakëzimi. Kryebashkiaku: Do të kemi bashkëpunim të frytshëm



Kjo e dielë do të shënojë një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Venecias.

Në një ceremoni të veçantë do të bëhet binjakëzimi mes dy qyteteve, të cilat do të rrisin edhe më tej bashkëpunimin mes tyre.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, që do të jetë pjesë e ceremonisë së nesërme në Venecia, shprehet se ky bashkëpunim i ri do të ketë impakt në shumë fusha, përfshirë artin dhe kulturën.

“Jam i lumtur për këtë miqësi të bukur që na lidh me Venecian, një qytet me të cilin Shqipëria dhe shqiptarët kanë një marrëdhënie shumë të vjetër bashkëpunimi dhe shkëmbimi dhe mezi pres që ky bashkëpunim i ri mes nesh të jetë i frytshëm, sidomos në çështjet e artit dhe kulturës, por edhe në shkëmbimin e përvojave më të mira”, tha Veliaj.

Edhe kryebashkiaku i Venecias u shpreh se synohet forcimi i lidhjeve mes njerëzve.

“Pas Longarone, ne rikthehemi në një dimension ndërkombëtar, duke u binjakëzuar me Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë”, sqaron kryebashkiaku i Venecias. “Venecia dëshiron të forcojë lidhjet në Mesdhe, me historinë dhe me njerëzit që e kanë bërë kaq të madh me kalimin e kohës”, u shpreh ai.

Qyteti i Tiranës ka binjakëzime me disa qytete italiane duke rritur edhe më tej bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave në fusha të ndryshme.

Lexo më shumë nga

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.