Rama në takimin me shqiptarët: Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot shqiptarët në Greqi janë sot në shtëpinë e tyre të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot shqiptarët në Greqi janë sot në shtëpinë e tyre të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike.

Në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, ku janë mbledhur mijëra shqiptarë, Rama tha se ishte i prekur dhe i emocionuar nga pritja.

“Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse, në këtë strehë kaq të madhe, që ju e bëtë të duket kaq e vogël! Mirëseardhja juaj më emocionon, entuziazmi juaj më përul, mbi të gjitha jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim shqiptarinë dhe më shumë krenari për ju njerëz të zakonshëm nga të 4 anët e Shqipërisë që jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë së Atdheut tone në këtë pjesë të Europës.”

 

Disa këtu në Greqi, vijoi Rama, u çuditën të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju. “Por mbase, kur ta shikojnë këtë shfaqje të gëzimit familjar, ata do të kuptojnë se unë nuk kam ardhur të të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie”, u shpreh ai.

 

Rama tha se ishte atje për të folur me qytetarët e barasvlefshme të Greqisë demokratike në Europën demokratike.

 

“Kam ardhur të flas me qytetarët e barasvlefshme të Greqisë demokratike në Europën demokratike, ku shqiptarët nuk janë më të ardhurit e leckosur nga malet, apo barbarët e dyndur nga detet, por janë përfaqësuesit e një vendi krenar që është Shqipëria jonë”, deklaroi Rama.

 

Shqipëria, tha Rama, e ka ngritur përfundimisht kokën e ulur në shekuj nga dhuna e historisë së saj tragjike, dhe i sheh sot drejt e në sy të gjithë, me të njëjtin respekt që meriton dhe kërkon nga të gjithë.

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.