Rama në Athinë: Shqiptarët qytetarë, jo më shërbëtorët e tyre të dikurshëm në Greqi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë gjithnjë shumë më të lidhura


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë gjithnjë shumë më të lidhura sesa janë dukur, apo sesa janë lënë të duken nga retë, mjegullat dhe pluhurat e politikës së dy vendeve tona.

 

Në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, ku janë mbledhur mijëra shqiptarë, Rama tha jeta e përditshme mes shqiptarëve dhe grekëve, jashtë kafenesë së zhurmshme të interesave afatshkurtër të politikës dhe përtej pasqyrave të saj verbuese mediatike, vazhdon normale aktive dhe produktive.

 

“Përgjatë kësaj historie, fatet tona, zakonet, shtigjet e jetës, e rrugët e shtëpive tona, luftërat, vallet, këngët, përrallat, marrëdhëniet tona, kanë qenë gjithnjë shumë më të lidhura se sa janë dukur, apo se sa janë lënë të duken nga retë, mjegullat e pluhurat e politikës së dy vendeve tona”, deklaroi Rama.

 

Edhe sot që flasim, tha Rama, dy dekada e kusur pas ikjes së shekullit XX, dukja e marrëdhënieve tona thotë shumë më pak se realiteti, intensiteti, ndërthurja e jetëve dhe ndërlidhja e rrugëve të së ardhmes, pandashmërisht të përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve.

 

“Në sipërfaqen e kulturës së shkruar të kohëve të sotme, ku kanalet e informacionit e rrjetet sociale i japin fytyrën e politikës së ditës kësaj marrëdhënie të lashtë, duke u ofruar njerëzve sufllaqe të nacionalizmit folklorik dhe rakinë e ciklit populist për t’u ngrohur parqeve elektorale dhe përgjumur trurin qytetar, duket sikur mes Shqipërisë dhe Greqisë ka pasur vetëm probleme të përjetshme ndërkohë jeta e përditshme mes shqiptarëve dhe grekëve jashtë kafenesë së zhurmshme të interesave afatshkurtër të politikës dhe përtej pasqyrave të saj verbuese mediatike, vazhdon normale aktive dhe produktive”, u shpreh kryeministri

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.