Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik!

Rama: Shqipëria asnjë pretendim ndaj Greqisë, veç respektit dhe marrëdhënieve reciproke të fqinjësisë së mirë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Athina gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi se asnjë greku etnik nuk i është mohuar e drejta e besimit, e gjuhës apo e pronës. Kurrë, asnjëherë dhe në asnjë rast”.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se atyre kurrë në asnjë rast nuk u është mohuar e drejta e votës apo e zgjedhjes për shkak të origjinës së tyre etnike.

Sa i përket çështjes së pronave, Rama tha se ky problem është një problem i Shqipërisë dhe nuk është problem vetëm për grekët në Shqipëri.

“ Që të kërkosh e të zbulosh raste të tilla duhet të gërmosh në qerthujt më të errët të kulturës nacionaliste ku nuk ka asnjë kufi mes historisë e miteve, fakteve e paragjykimeve. Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, veç respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombasit që jetojnë në të dy shtetet tona, marrëdhënieve reciproke të miqësisë e fqinjësisë së mirë”, Nëvizoi Rama.

Kreu i Ekzekutivit shtoi se “jo vetëm kaq. Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik, qoftë për çështjet për t’u zgjidhur mes nesh qoftë sfidash të mëdha të kësaj epoke të re, mundësish, pore dhe kërcënimesh për Ballkanin, Europën e botën demokratike. I shohim si arsye madhor për t’u afruar më shumë e njohur më mirë. Për të mos i bërë bisht asnjë nevoje për komunikim, e gjetur zgjidhje të arsyeshme për të dy palët. Duke ushqyer pa ndërprerje besimin dhe forcuar lidhjet me njëri tjetrin. Ne besojmë se kompleksiteti i marrëdhënieve tona në këtë kohë sfidash lokale dhe globale nuk mund të jetë një shtysë për t’u mbytur në ço lugë uji që sjell përditshmëria e politikës në oborrin e bashkëjetesës sonë”.

Kryeministri nënvizoi se “ky kompleksitet duhet të jetë një nxitje e madhe që grekët e shqiptarët të binden përfundimisht dhe reciprokisht që fatet tona janë të pandashme. Ata që i përfaqësojnë të binden se nuk mund t’i gjejnë përgjigjet për të ardhmen tek e shkuara, por tek e sotmja e fateve të lidhura të grekëve të Shqipërisë me shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Greqisë me grekët e Greqisë”.

 

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.