Balla takim me homologun austriak: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë në fushën e sigurisë ishte në fokus të takimit të zhvilluar të hënën në Vjenë mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe homologut austriak, Gerhard Karner.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, bëhet me dije se, gjatë takimit me homologun Karner, ministri Balla shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Policisë Alpine.
“Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë, migracionit, luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme, mbrojtjes kundër zjarrit dhe shpëtimin. Mirënjohës për mbështetjen në krijimin dhe forcimin e kapaciteteve të Policisë Alpine”, tha ministri Balla.
(ATSH)