Rama: Në Athinë për shqiptarët!

Kryeministri: Nuk kisha kërkuar takim me autoritetet greke


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, nuk ka kërkuar asnjë takim me autoritetet greke gjatë vizitës që zhvilloi me shqiptarët në Athinë.

I pyetur në një intervistë televizive për masat e sigurisë për takimin me bashkëkombësit në Athinë, Rama tha se, “ajo që kam gjatë gjithë kësaj periudhe ku kam qenë i detyruar ta ndjekë më shumë se zakonisht median greke është që ka shumë thashethemnajë, teori konspiracioni, mistere, enigma, por nuk ka lidhje”.

I pyetur nëse kishte kërkuar takim me autoritetet greke, Rama tha se, “nuk kishim kërkuar asnjë takim se do vinim për këtë takim. Nga ana tjetër, ishte absolutisht e qartë që edhe nëse do të kërkonim takim, në mënyrën se si politike greke u pozicionua, do të ndihej në pozitë”.

I pyetur për masat e sigurisë, Rama theksoi se, “të jemi si të thuash të ndershëm në raport me protokollet, për vizitën e një kryetari qeverie, merren masa të posaçme”.

“Të jemi realist u krijua një atmosferë. Nga mënyrat si u zhvillua odiseja e marrjes së vendit, dhe mënyra sesi gjithë ai proces e ecejakeshs për të marrë vendin që ne në fakt e kishim prenotuar, përfundoi në media, faktikisht krijoi dhe një situatë ku ky takim u bë qendra e vëmendjes së publikut dhe natyrisht që kjo mund të ketë krijuar tek autoritetet ndjesinë që të marrë masa speciale”, tha Rama. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…