Balla takim me zyrtarin gjerman: Thellim i luftës kundër migracionit të parregullt

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti sot në takim një delegacion gjerman të kryesuar nga Johann Saathof.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti sot në takim një delegacion gjerman të kryesuar nga Johann Saathof, Sekretar Shteti në Ministrinë Federale për Punët e Brendshme dhe Komunitetet, me të cilin diskutoi çështjet e bashkëpunimit dypalësh si dhe tema që lidhen me takimin ministerial që zhvillohet nesër në Tiranë.

Sekretari i Shtetit, Saathof konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë Federale për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e nismës së “Procesit të Berlinit” dhe vuri në dukje angazhimin e spikatur të Shqipërisë lidhur me problematikat e migracionit të parregullt.

Ministri Balla falënderoi palën gjermane për mbështetjen e dhënë deri më sot, sidomos sa i përket mbështetjes ndaj agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar.
Balla nënvizoi edhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes dy policive, Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale të Gjermanisë, të cilat kanë zhvilluar disa operacione të përbashkëta, ndër më të njohurit është ai i quajtur “Anti-Skifter”.

Palët ranë dakord për nevojën e forcimit dhe thellimit të luftës kundër migracionit të parregullt dhe konsideruan që ministeriali i ditës së nesërme do të jetë një hap më tej në realizimin e këtij qëllimi.

Delegacioni gjerman do të marrë pjesë nesër në Ministerialin e Tiranës për çështjet e sigurisë dhe flukset migratore përmes Ballkanit Perëndimor.

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…