Gjermania mbështet SPAK, Saathoff: Institucion kyç për integrimin në BE

Këtë qëndrim të Gjermanisë e konfirmoi të hënën gjatë një takimi me kreun e SPAK në Tiranë, sekretari i shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë, Johann Saathoff.


Gjermania mbështet Prokurorinë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke e vlerësuar si një institucion kyç për integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ajo ka vendosur dhe numrin më të lartë të oficerëve të kontaktit, si shprehje e angazhimit që ky vend ka karshi SPAK.

Këtë qëndrim të Gjermanisë e konfirmoi të hënën gjatë një takimi me kreun e SPAK në Tiranë, sekretari i shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë, Johann Saathoff.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, përmes një njoftimi për mediet dha detaje mbi takimin e zhvilluar mes kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe sekretarit të shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë, Johann Saathoff.

Sipas njoftimit, të pranishëm në këtë takim ka qenë ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, Karlfried Bergner, oficerët ndërlidhës të atashuar pranë kësaj ambasade, drejtuesi i sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta, Arben Kraja, drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar, Adnan Xholi, drejtuesi i seksionin Kundër Korrupsionit, Klodjan Braho si dhe këshilltari ligjor Fabian Zhilla.

Dumani falënderoi përfaqësuesit e këtij delegacioni për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj SPAK, duke shprehur konsideratat më të larta për nivelin mjaft të mirë të bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike midis palëve.

Saathoff, nënvizoi se SPAK është një institucion mjaft i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri, i cili konsiderohet nga shteti gjerman si një ndër institucionet kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai cilësoi gjithashtu se nuk është rastësi që kjo vizitë e këtij niveli në Shqipëri fillon me këtë institucion. Nga ana tjetër, Saathoff shprehu rëndësinë që shteti gjerman i ka dhënë bashkëpunimit me SPAK, ku si në pak vende, prezenca e oficerëve të kontaktit në Shqipëri është më e lartë.

“Të dy përfaqësuesit e lartë ranë dakord se ky takim do të pasohet me takime të tjera në të ardhmen e afërt, duke synuar rritjen e veprimeve të tjera konkrete”, përfundon njoftimi i SPAK.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…