Nisma e re ligjore në Kuvend: Rivlerësim i pasurive të paluajtshme me 3 % tatim

Në projektligj përcaktohet edhe se si do të llogaritet vlera që do të duhet të paguajnë qytetarët.


Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka dorëzuar në Kuvend nismën ligjore që parashikon rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut.

Projektligji i depozituar ofron mundësinë për qytetarët dhe bizneset të rivlerësimit të pronave të tyre kundrejt një tatimi prej 3 % për diferencën midis vlerës së regjistruar me atë të tregut.

Afati për rivlerësim propozohet deri më 31 qershor 2025.

“Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në datën 31 qershor 2025 të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut”, thuhet në projektligjin e propozuar nga Gjylameti.

Pr/ligji parashikon që rivlerësimi të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme, nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe këstin e vlerësimit të ekspertit.

Në projektligj përcaktohet edhe se si do të llogaritet vlera që do të duhet të paguajnë qytetarët.

“Zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës përllogarisin bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së pasqyruar në këtë ekspertim, e cila nuk mund të jetë më e vogël se çmimet minimale fiskale, dhe vlerës së pasurisë të këtij objekti regjistruar ose vlerës së rivlerësuar për të cilën është paguar tatimi. Në rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje, atëherë, si vlerë regjistrimi, në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, konsiderohet vlera e çmimeve minimale fiskale në rastin e regjistrimit të aktit të fitimit të pronësisë. Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3% e bazës së tatueshme”, thuhet në projektligj.

Mundësia për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme ofrohet edhe për bizneset.

Personat juridike, të cilët kanë të regjistruar në pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshme me vlerë më të vogël se ajo e tregut, kanë të drejtë të bëjnë brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji rivlerësimin me vlerën e tregut të këtyre pasurive.

Personat juridike për këtë rivlerësim paguajnë 3% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme.

Ky është rivlerësimi i pestë që propozohet të kryhet. I pari rivlerësim pasurisë është kryer në vitin 2012. Më pas është në vitet 2013, në vitet 2016-2017 dhe i fundit ishte në vitet 2020-2022.

Në vitet 2012-2013 ishin rreth 95 mijë shërbime për rivlerësim me 4 miliardë lekë në buxhet, në 2016 dhe 2017-ën ishin 60.264 shërbime dhe 5.41 miliardë lekë. Ndërsa në dy vitet e fundit 2020-2022 ishin 113.800 shërbime për rivlerësim me 12.68 miliardë lekë në buxhetin e shtetit.

Në rivlerësimin e fundit, rekordin e ka Tirana me 47 293 rivlerësime të kryera dhe në vend të fundit Hasi me 35 rivlerësime.

(Marrë nga ATSH)

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…