Denaj: Vlerë ekonomike për gështenjën, rijetëzim produkteve “Made in Albania”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se qeveria është e angazhuar për krijimin e zinxhirit të vlerës për këtë produkt


Në fillim të këtij muaji, një ekip i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), si pjesë e programit të kontrollit biologjik për dëmtuesit e gështenjës, nisën lëshimin e grerëzës aziatike në masivin e gështenjave të Tropojës.

Me mbështetjen e projektit “One country, one priority product” të FAO, u mundësua për herë të parë koncepti i luftës biologjike nëpërmjet hedhjes së mizës së gështenjës në Tropojë.

Ky është një proces i rëndësishëm i luftës biologjike, që mbron gështenjat nga dëmtuesit duke ruajtur e siguruar prodhimin.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se qeveria është e angazhuar për krijimin e zinxhirit të vlerës për këtë produkt, në mënyrë biologjike për të ruajtur mjedisin, krijuar vlerë ekonomike dhe rrjetëzim të produkteve të mrekullueshme “Made in Albania”.

Në Konferencën Rajonale të 34-të të FAO-s që po mbahet në Romë, Denaj prezantoi kolegëve nga Europa gështenjën e Tropojës dhe Reçit.

“Me mbështetjen e projektit “One country, one priority product” të FAO, u mundësua për herë të parë koncepti i luftës biologjike nëpërmjet hedhjes së mizës së gështenjës. Kjo procedurë po zgjerohet edhe për zonën e Reçit, në Malësinë e Madhe. Jemi angazhuar për krijimin e zinxhirit të vlerës për këtë produkt, në mënyrë biologjike për të ruajtur mjedisin, krijuar vlerë ekonomike dhe rrjetëzim të produkteve të mrekullueshme “Made in Albania””, u shpreh Denaj në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja theksoi se po krijohet “pasaporta” e produkteve shqiptare.

“Jo vetëm Mrizi i Zanave Agroturizëm, Chestnut Hill “Kodra e Geshtenjave“ dhe Lea Shpk ku prezantimi i produkteve te tyre ishte mbresëlënës, por në të gjithë Shqipërinë ku prodhohet produkt cilësor po krijojmë “pasaportën” tonë të ushqimit me të cilën krenohemi së bashku me fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit vendas”, tha ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

(ATSH)

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…