Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.


Nga Lazër Stani

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Mund të bësh të gjitha shkollat, të jesh njeri shumë i ditur, por nuk je shkrimtar.

Shkolla, në rastin më të mirë, të shkurton rrugën midis shkrimtarit të lindur dhe shkrimtarit të realizuar.

Është si një lloj harte orientuese që të shpëton nga sorollatjet e pafundme në pyll.

Unë, në fakt, doja të studioja për letërsi, por asnjëherë nuk m’u dha kjo mundësi.

Tani e konsideroj fat që studiova në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën e biologji-kimisë.

Ishte, ndoshta, ndër të paktat fakultete ku merreshin dije të pamanipuluara dhe ushtroje të menduarit konceptual.

Aq më tepër që unë i doja shkencat, fizikën, kiminë, biologjinë.

Ndërsa Fakulteti i Letërsisë, për fat të keq, ishte një fakultet doktrinar, joshkencor. Dijet e mia për letërsinë i kam krijuar nëpërmjet leximeve të shumta, në mënyrë autodidakte, krejt i pandikuar nga shkolla zyrtare, metoda sunduese, propaganda letrareske, kritika e indoktrinuar.

Në lirinë që të krijon leximi, refuzon gjithçka që nuk pranohet natyrshëm prej teje dhe pranon atë që krijon harmoni me ty, me shpirtin tënd.

Dhe që herët kam shkruar, por vetëm për vete, pa i ndarë me askënd shkrimet e mia.

Kur më mërziteshin, i grisja të gjitha dhe pas një kohe bukur të gjatë, ndoshta pas disa vjetësh, gjithçka rifillonte nga e para.

Rama: 1247 shërbime publike pa radhë përmes e-albania, fryti më kuptimplotë i revolucionit antikorrupsion

Kryeministri Edi Rama i ktheu sot përgjigje në rubrikën “Sy m’sy” një qytetareje, e cila shprehej në një koment në…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: 1247 shërbime publike pa radhë përmes e-albania, fryti më kuptimplotë i revolucionit antikorrupsion

Kryeministri Edi Rama i ktheu sot përgjigje në rubrikën “Sy m’sy” një qytetareje, e cila shprehej në një koment në…