Shfaqja e parë në kinemanë “Maks Velo”, Veliaj: Edhe hapësira të tjera do të kthehen në qendra arti

Kinemaja “Maks Velo” i është rikthyer qytetarëve të Laprakës si një hapësirë e re arti e kulture për komunitetin e zonës.


Kinemaja “Maks Velo” i është rikthyer qytetarëve të Laprakës si një hapësirë e re arti e kulture për komunitetin e zonës.

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se investimet në art e kulturë do të shtrihen më tej dhe do të mbushin me jetë edhe zonat periferike të kryeqytetit. Sipas kryebashkiakut, këto investime shërbejnë edhe për rritjen e vlerës së pronës për qytetarët.

“Pritshmëria ime është që këtu të kemi një garë të shëndetshme me kinema “Agimi” dhe të përpilojmë një listë me aktivitete. Qendra e një qyteti është atje ku ka jetë. Po ka jetë këtu, atëherë kjo është qendra e Tiranës dhe nëse do e mbushim me jetë kinemanë, jam i bindur se aktivitetet e sheshit “Skënderbej” do të duken periferike, krahasuar me cilësinë e produkteve që mund të shohim e shijojmë këtu”, u shpreh kreu i bashkisë.

Sipas tij, investimet në art e kulturë e kanë bërë Tiranën, Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut për vitin që vjen. “Sebepi i të qenit Kryeqyteti i Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut do na japë edhe më shumë shtysë, që të gjejmë ndërtesa të tjera për t’i kthyer në kinema dhe hapësira arti”, tha Veliaj.

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…