“Merrmini të gjitha”

“Unë , po pres të më puthë lumturia, qoftë edhe për pak çaste…”


Nga Valbona Kolaveri

BABËS

Jam ndry ,
me zemër të harlisun,
burgut të vetmisë,
mendimeve për ty

E si gur,
tretun thellë në Bunë,
po mytem
nga pak nën mall

Asgja ,
nuk ma ban
ma të thjeshtë,
largesën tande

Ta dish
rropamë qiejsh,
më kërcasin mbi kry,
n’vetima kujtimesh,
kur lutèm për ty

Çdo natë ,
brengash,
lotët ti derdha shirok
vargut,
sa me t’përmend
atje,
ndër vise t’mbrapshta

Më thuj,
andrrash të shprishuna
shpirt,
atje me gur nën kry,
si ke ken bab ?

***

MERRMINI TË GJITHA

Merrmini të gjitha,
Heshtjen time në e doni,
E keni çengelesh varur
Buzëqeshjesh të ngrira,
Arlekinësh,

Mu desh ti ngjyeja
Buzët ngaherë
Me këtë bojë,
Vlen ,
Kur si zonjë përshëndetesh,
Të mos gërthitësh ,
Mjafton

Merreni idealin tim,
Ndershmërinë ndaj vetes
Dhe të tjerëve,
Atë ma përbuzën modernët,
Atë që,
Me njëmijë e sa betime nderi,
E valvita sa munda gjithë jetën
Si vyrtyt,
I juaji le të mbetet
Nëse vlen akoma,
Mua flamujjtë e saj mu grisën
Stuhive të kohës

Merreni hajmalinë time,
Fjalën,
Veç mos e murosni
Gjinjtë ti kullojnë gjak,
Gurët tia hedhin,
Mediokrët ,
Të pavlerët,
Ata që nxijnë
Çdo fletë

Merrmini të gjitha deliret
Madhështive,
Nuk i desha kurrë,
As të pabesët
Që të mbërthejnë në të tyret
Pabesitë

Ti kem të gjitha këto
Nuk më duhen,
I druhem të gjithës,
Kur nuk kam qetësinë,
Për bishti zvarritem ,
Si kali që rrotull i sillet vdekjes

Ua jap pa më të voglën mëdyshje
Të gjitha ,
Më besoni,
Dilemat i zhduka
Hamëndjeve të rrudhura ,
Kohëve pa zot,
Silikoni

Jetoj pa të gjitha vyrtytet,
Edhe veset,
Do çmendesha fare
Po të mos më merrni
Të më hidhni tutje,
Trishtimin,
Këtë kush ka guximin
Të vijë të ma marrë?
A më dëgjoni.

***

GACË E FLAKË

Sonte,
Hëna puth Mërkurin,
Unë ,
Po pres të më puthë lumturia,
Qoftë edhe për pak çaste

Të mi ndrijë sytë thërrizë
Sa ti takoj buzët,
E ti mbyll sytë,
Ëndrrash

U shkërmoftë e pamundura
U bëftë shi yjesh,
E gacë e yllit tim,
Flakë le të ndizet

Le të vendosin
Zotat e puthjeve,
Po pres t’më hapen
Porta qiejsh,
Duroj ,
Mes gazit në buzë
Vesh më vesh…

***

SI NË KOHË TË ZAMANIT

Si në kohë të zamanit,
Unë,
Mbesa e Zamanes,
Po du ndër kroje
Me la shpirtin,
E me zemër
Tē mbështjell gjithë arnajtë

Shtigjeve,
Të ec me erën
Që më puth flokët,
Shkëmbinjve tu ngjitem,
E të rrok botën

Të harlis me barin
Ti marr erë tokës,
Të ngjitem majë pemëve,
Ashtu si dikur e vogël

Të mbledh puthje mëngjesi
Aty ku bie vesa,
Të mbështjell dashninë
Krahëve,
Me të rënë nata

Si në kohë të zamanit
Unë,
Mbesa e Zamanes
Të parëve t’ju kujtoj shpirtin,
E t’ju puth kujtimin

Rrënjëve të mia
Ku truri më zeteket,
Unë ,
Jam bija juaj,
Si atëherë,
Dhe sot ,
Unë rrjedh gjakun tuaj

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…