Gonxhja: Mirëpresim investimet direkte bavareze në energji dhe infrastrukturë
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit priti ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Eric Beißwenger.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim një delegacion bavarez të kryesuar nga ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Eric Beißwenger.
Gonxhja bëri të ditur se në takim u vlerësua se raportet e mira mes Bavarisë dhe Shqipërisë, janë një bazë e rëndësishme për të rritur më tej bashkëpunimin dypalësh ekonomik.
Ministri theksoi po ashtu se investimet direkte bavareze janë të mirëpritura në vendin tonë, veçanërisht në fushën e energjisë së rinovueshme, telekomunikacionit, infrastrukturës, bujqësisë, por edhe në shumë sektorë të tjerë.
“Në takim theksuam gjithashtu rëndësinë e aftësimit profesional dhe punësimit, ku në këtë pikë asistenca bavareze me projekte konkrete është një mbështetje e madhe”, tha ai. (ATSH)
🇦🇱🤝🇩🇪 Mirëpritëm në MEKI delegacionin bavarez me në krye Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Marrëdhëniet…
Posted by Blendi Gonxhja on Wednesday, May 15, 2024