Java e Kulturës Franceze, Biblioteka Kombëtare çel sallën “Pierre Cabanes”

Në kuadër të Javës së Kulturës Franceze, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë përuroi sallën “Pierre Cabanes”.


Në kuadër të Javës së Kulturës Franceze, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë përuroi sallën “Pierre Cabanes”. Në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri dhe Ministrinë franceze të Kulturës, kjo sallë përmban të gjitha koleksionet e bibliotekës vetjake të historianit të Antikitetit dhe epigrafistit Pierre Cabanes (1930-2023).

Këtë ceremoni e përshëndetën me vlerësimet e tyre drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, si dhe historianët dhe arkeologët Neritan Ceka, Belisa Muka, Saimir Shpuza, nga Instituti i Arkeologjisë, të cilët e kanë njohur personalisht dhe kanë bashkëpunuar me albanologun e ndjerë.

Pierre Raynaud, këshilltar kulturor në Ambasadën franceze, nëpërmjet një letre përcolli një falënderim të veçantë nga familja e të ndjerit Pierre Cabanes, në pamundësi për të qenë të pranishëm në këtë përurim. Gjithashtu, këtë ceremoni e nderoi me prezencën e tij edhe René Troccaz, i dërguari special i presidentit francez për Ballkanin, si dhe shumë figura dhe personalitete shqiptare të kulturës, historisë dhe arkeologjisë.

Kjo bibliotekë, tanimë pjesë e koleksioneve të BKSH-së, u la që në gjallje të të ndjerit Cabanes si amanet që t’i dhurohej shqiptarëve, me qëllimin që ajo të jetë në dispozicion të studentëve e studiuesve që janë të interesuar për historinë dhe arkeologjinë e Antikitetit, duke vijuar kështu traditën e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.