1500 fluturime në javë, Balla: Rinasi, porta më e madhe hyrëse në Ballkanin Perëndimor
Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot se aeroporti “Nënë Tereza” është porta më e madhe ajrore në Ballkanin Perëndimor, me 1500 fluturime në javë.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot se aeroporti “Nënë Tereza” është porta më e madhe ajrore në Ballkanin Perëndimor, me 1500 fluturime në javë.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, ministri Balla, i shoqëruar nga ministri britanik Michael Tomlinson, vëzhguan nga afër punën që zhvillohet në pikat e kontrollit kufitar në aeroportin e Rinasit.
“Bashkë me ministrin britanik Michael Tomlinson në Aeroportin “Nënë Tereza”, porta më e madhe ajrore në Ballkanin Perëndimor, me mbi 1500 fluturime në javë. Vizitë edhe në Qendrën e Komandës Operacionale, e ngritur falë mbështetjes financiare të Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan Balla.
“Në vitin 1991 në këtë aeroport fluturonin 3 avionë në javë. Sot kemi 1500 fluturime në javë. Ky është numri më i madh i fluturimeve në Ballkanin Perëndimor”, tha Balla.
🔴Bashkë me Ministrin britanik Michael Tomlinson në Aeroportin “Nënë Tereza”, porta më me madhe ajrore në Ballkanin Perëndimor me mbi 1500 fluturime në javë👏 Vizitë edhe në Qendrën e Komandës Operacionale, e ngritur falë mbështetjes financiare të Mbretërisë së Bashkuar🙏
#welcometoAlbania😍🇦🇱
#krenarpërShqipërinë❤️
#kampionëtëBallkanit🥇Posted by Taulant Balla on Wednesday, May 15, 2024