MPJ: Kina do të marrë masat e duhura për të mbrojtur interesat e ligjshme

Nëse pala filipinase vijon veprimet e njëanshme, Kina do të marrë masat e duhura për të mbrojtur dhe për të vendosur interesat e saj të ligjshme, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin (Foto:VCG)

Nëse pala filipinase vijon veprimet e njëanshme, Kina do të marrë masat e duhura për të mbrojtur dhe për të vendosur interesat e saj të ligjshme, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin në një konferencë shtypi të enjten në Pekin.

Një gazetar i Grupit Mediatik të Kinës pyeti se cili ishte komenti i palës kineze për deklaratën e bërë ditët e fundit nga Ministria e Jashtme e Filipineve se do të zhvillojë hetime e do të ndërmarrë veprime ndaj disa diplomatëve për “aktivitete të paligjshme që bien në kundërshtim me detyrat e tyre diplomatike”, çka u komentua nga disa media se ka të bëjë me informacionet e publikuara javën e kaluar nga ambasada e Kinës në Filipine për konsensusin e arritur midis dy palëve mbi vënien nën kontroll të mosmarrëveshjes për gumën Renai në Detin e Kinës Jugore.


Anije filipinase hynë ilegalisht në ujërat detare afër Gumës Ren’ai(Foto:VCG)

Wang Wenbin u përgjigj se të gjitha informacionet e publikuara nga ambasada kineze janë të vërteta. “Pavarësisht nëse Kina dhe Filipinet kanë arritur ‘marrëveshje xhentëlmenësh’, ‘mirëkuptim të brendshëm’ apo ‘model të ri’për kontrollin si duhet të situatës në Detin e Kinës Jugore, ka një kronologji të qartë dhe të saktë, e cila mbështetet me dëshmi faktike të cilat askush nuk mund t’i hedhë poshtë. Pala filipinase premtoi një herë dhe ditën tjetër e shkeli fjalën, duke kritikuar Kinën. Kjo tregon se Filipinet janë pala provokuese që ka shkelur të drejtën e palës tjetër dhe fjalën e dhënë mbi gumën Renai,” shtoi zëdhënësi.

Sipas tij, për një kohë të gjatë, Kina ka mbajtur komunikim e bashkëpunim të ngushtë me vendet e ASEAN-it, duke përfshirë Filipinet, ka nënshkruar Deklaratën për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore dhe ka promovuar me vendosmëri konsultimet për Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore, për të nxitur ruajtjen e qëndrueshmërisë së përgjithshme të situatës në Detin e Kinës Jugore. Mirëpo, vitet e fundit Filipinet kanë shkelur marrëveshjet dhe mirëkuptimin e arritur me Kinën, kanë ecur kundër frymës së Deklaratës për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore, kanë bërë shkelje dhe kanë provokuar shpesh, duke intensifikuar mosmarrëveshjet. Pala filipinase përdor gjithashtu forca të jashtme për të krijuar telashe të reja, gjë që ka acaruar më tej tensionet në Detin e Kinës Jugore. Këto veprime prishin unitetin dhe besimin e ndërsjellë midis vendeve të rajonit, rrezikojnë paqen e qëndrueshmërinë në Detin e Kinës Jugore dhe dëmtojnë interesat e rajonit.


Anije filipinase hynë ilegalisht në ujërat detare afër Gumës Ren’ai (Foto:VCG)

“Ne i këshillojmë edhe një herë palës filipinase të shikojë si duhet realitetin, të mbajë premtimet e dhëna, të ndalojë menjëherë shkeljet e provokimet dhe të kthehet në rrugën e duhur të zgjidhjes së dallimeve lidhur me Detin e Kinës Jugore nëpërmjet negociatave sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse Filipinet ngulin këmbë të vijojnë veprimet e njëanshme, Kina do të marrë masat e duhura për të mbrojtur dhe për të vendosur interesat e saj të ligjshme”, theksoi zëdhënësi i diplomacisë kineze. (Zhang Yan/Artan)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.