Spektakël ëndrrash mbi Liqenin Artificial të Tiranës
“Fous de Bassin dhe Ilotopie ndezin Liqenin Artificial të Tiranës!”, me këto fjalë e përshkroi ministri Blendi Gonxhja spektaklin e magjishëm mbi ujin e Liqenit Artificial të Tiranës.
“Fous de Bassin dhe Ilotopie ndezin Liqenin Artificial të Tiranës!”, me këto fjalë e përshkroi ministri Blendi Gonxhja spektaklin e magjishëm mbi ujin e Liqenit Artificial të Tiranës.
Cirku francez mbi ujë dhuroi një spektakël fantastik për të gjithë spektatorët e mbledhur. Kjo ngjarje e shumëpritur ishte pjesë e aktiviteteve që po realizohen ditët e fundit në kryeqytet, në kuadër të Javës Kulturore Franceze. Fous de Bassin dhe Ilotopie vijnë në Tiranë pas shumë shfaqjeve anembanë globit, me cirkun e magjishëm mbi ujë dhe lojërat surreal. Performanca e artistëve franceze arrin t’iu shkëpusë nga realiteti duke e mjegulluar atë e duke bërë që ëndrrat të fluturojnë mbi liqen, në një spektakël krejt ndryshe nga çdo gjë që keni parë.
“Për gjithë ju që e humbët shfaqen dje, ju mirëpresim sërish sot në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend!”, fton ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit përmes një postimi në rrjetet sociale.