Pranvera!
“I keni parë ndonjëherë… lëndinat në pranverë?
Mbushen plot me lule me erë dhe pa erë…”
Nga Virgjil Kule
PRANVERA
I keni pare ndonjehere… lendinat ne pranvere?
Mbushen plot me lule, me ere dhe pa ere.
Sa me e lagesht stina, me fort gonxhet lulezojne,
Ne s’pacin ere ngrefosen, ne pacin kundermojne.
Flutura, blete, brumbuj, gjithfarlloj insekte,
Turma qe zukatin, zhurmojne, krijojne efekte,
Flirtojne me sperdredhje, gjeste bejne plot hir,
Reklame inkandeshente – spektakel… panair.
E tek kundroj spektaklin nder mend me vjen mesimi
Pistile, theke, polen..organe riprodhimi.
Insektet ne ekstaze nder lule gjejne strehim,
Nder lulet aromedehese te gatshme per pjalmim.
Lulet pa arome ne bojra ndizen flake
Te bjene me shume ne sy, te duken mire qe larg
Se turmat me flirtues terhiqen fort nga ngjyra
S’e shpikem ne reklamen, e gjetem te natyra!