Kuvendi miraton me 92 vota marrëveshjen e pensioneve me Italinë
Kuvendi miratoi 6 pr/ligjet në rend të ditës.
Kuvendi miratoi 6 pr/ligjet në rend të ditës.
Kështu sot u miratua me 92 vota pro projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”.
Kuvendi miratoi me 92 vota pro edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërie dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, mbi privilegjet dhe imunitetet për Konferencën e 51-të Rajonale Evropiane, që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2024”.
Sot u miratua me 92 vota pro edhe projektligji “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.
Kuvendi po ashtu, miratoi me 68 vota pro, 2 abstenim dhe 21 kundër projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, “Për miratimin e aktit normativ nr. 4, datë 9.7.2008, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve’”‘, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7 .2008, të ndryshuar”.
Deputetët miratuan me 89 vota pro edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit”.
Kuvendi miratoi me 71 vota pro edhe projektligjin “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”.
(Marrë nga ATSH)