Hasani në Estoni: Përmirësim i bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët

Ministri Hasani po merr pjesë në konferencën “Lennart Meri” që mbahet në Talin, ku në fokus të debatit është situata e sigurisë në rajon, Evropë dhe më gjerë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po zhvillon një vizitë zyrtare në Estoni.

Hasani e nisi vizitën me takime produktive me kryeministren Kaja Kallas, homologun e tij Margus Tsahkna dhe deputetin Marko Mihkelson.

Në takime u diskutuan zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Baltikut.

Diskutimet u fokusuan në mënyrat e mundshme për të përmirësuar bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare dhe si aleatë të NATO-s, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët duke përfshirë sigurinë, inovacionin, digjitalizimin dhe teknologjinë, u shpreh ministri Hasani në një reagim në rrjetet sociale.

Hasani shprehu mirënjohje ndaj Estonisë për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Ministri Hasani po merr pjesë në konferencën “Lennart Meri” që mbahet në Talin, ku në fokus të debatit është situata e sigurisë në rajon, Evropë dhe më gjerë. (ATSH)

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…