Veliaj pritet nga kryetarja e bashkisë së Tokios: Mike e mirë dhe promotore e inovacionit
Gjatë vizitës së tij në Japoni, kryebashkiaku i Tiranësj është pritur nga kryetarja e bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.
Gjatë vizitës së tij në Japoni, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pritur në takim nga kryetarja e bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.
Teksa ka postuar një foto me homologen e tij, Veliaj shkruan se ajo është edhe një promotore e inovacionit dhe bashkëpunimit.
“Është gjithmonë kënaqësi takimi me mikeshën e mirë, Yuriko Koike – jo vetëm kryebashkiake e qytetit më të madh në botë, Tokios, por edhe një promotore e inovacionit dhe bashkëpunimit, siç e dëshmuam gjatë rindërtimit pas tërmetit të 2019 me ekspertët japonezë”, shkruan Veliaj.