Muzhaqi: Të rinjtë, rol të rëndësishëm në turizëm, si promovues dhe si forca punëtore

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Sfidat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm” CONFTOUR 2024, të mbajtur në Shkodër.


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Sfidat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm” CONFTOUR 2024, të mbajtur në Shkodër.

Muzhaqi u shpreh se, vitin e fundit, Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës.

“Kemi përjetuar një bum prej 10 milionë turistësh të mahnitur nga bukuritë natyrore, mikpritja dhe kulinaria e vendit tonë”, tha ajo.

Por, shtoi Muzhaqi, “për të siguruar vijueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e këtij ritmi, është thelbësore ofrimi i sigurisë dhe cilësisë për turistët”.

Muzhaqi theksoi se të rinjtë luajnë një rol të rëndësishëm në turizëm, si promovues dhe si forca punëtore që drejton industrinë e turizmit, hotelerisë dhe mikpritjes, prandaj vijoi ministrja, “po punojmë për të përshtatur arsimin profesional dhe të lartë për të përgatitur brezin e ri për ti bërë ballë sfidave të turizmit të qëndrueshëm”.

“Ndërgjegjësimi i tyre mjedisor dhe qasjet inovative shtyjnë industrinë e turizmit drejt praktikave dhe rezultateve më të qëndrueshme”, theksoi Muzhaqi.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.