Skulpturat prej rëre tërheqin vëmendjen e qindra turistëve në Durrës
Aktiviteti “Seaside Sandart” është mbajtur për tre ditë me radhë në zonën e Shkëmbit të Kavajës
Aktiviteti “Seaside Sandart” është mbajtur për tre ditë me radhë në zonën e Shkëmbit të Kavajës
Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga ky aktivitet që bëri bashkë artistë nga Shqipëria, Kosova, Kina, Italia dhe Armenia.
Skulpturat e veçanta prej rëre të krijuara nga këta artistë, kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe qindra turistëve që po vizitojnë këto ditë qytetin e Durrësit.
🏖️🗿Skulpturat prej rëre të artistëve nga Shqipëria, Kosova, Italia, Kina dhe Armenia që kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe qindra turistëve që po vizitojnë këto ditë Durrësin🌊☀️🌅
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱⭐️Posted by Edi Rama on Sunday, May 19, 2024