KKIE, takim ndërgjegjësues për rolin e shoqërisë civile në procesin e integrimit

Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE) organizoi sot takimin ndërgjegjësues me temë “Roli i shoqërisë civile në procesin e integrimit”,


Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE) organizoi sot takimin ndërgjegjësues me temë “Roli i shoqërisë civile në procesin e integrimit”, ku morën pjesë përfaqësues të disa prej organizatave të shoqërisë civile dhe partnerë socialë që veprojnë në vendin tonë.

Në nisje të takimit, Jorida Tabaku, kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, theksoi rëndësinë e takimit dhe rolin e shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse që lidhen drejtpërdrejtë me procesin e integrimit.

Duke u fokusuar në dy momente kryesore: debati për propozimin e fundit të qeverisë për thellimin e reformave dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe rëndësinë e diskutimit të çështjeve të lëna jashtë vëmendjes së politikës, Tabaku theksoi nevojën e rritjes të rolit të shoqërisë civile dhe pasjen e një debati kombëtar gjithëpërfshirës.

Duke iu referuar momentit në të cilin ndodhet vendi, Tabaku theksoi nevojën e gjetjes së hapësirave dhe mekanizmave të duhur për përfshirjen e shoqërisë civile në diskutimet lidhur me ndërhyrjet në reformat qeverisëse apo reformimin e institucioneve, duke mos i parë si diskutime thjesht politike, por si ndërhyrje që lidhen direkt me procesin e integrimit në BE.

Tabaku ftoi pjesëmarrësit të japin opinione dhe sugjerime konkrete se si KKIE, një strukturë ku shoqëria civile është pjesë përbërëse, të mund të jetë më aktive dhe të japë një kontribut real dhe të dobishëm në ndryshimet e nevojshme ligjore që do ti paraprijnë procesit të integrimit, por dhe diskutimeve më të fundit për reformat dhe paketën anti-korrupsion.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e shoqërisë civile ngritën shqetësimin e mosnjohjes së masave dhe “udhërrëfyesve” të hartuar nga qeveria në lidhje me kapitujt që pritet të hapen pas përfundimit të procesit “screening”, axhendën e reformave ekonomike, si dhe rëndësinë që ka procesi i konsultimit të projektligjeve dhe përfshirjes së shoqërisë civile përpara miratimit të ligjeve në struktura dialogu.

Pjesëmarrësit në takim propozuan një rritje të vëmendjes ndaj diskutimit të temave që lidhen me tregun e lirë dhe konkurrencën e lirë; perspektivën ekonomike të vendit pas miratimit të Planit të ri të Rritjes; të drejtat e njeriut; të drejtën evropiane të punës, mbrojtjen e konsumatorit, planifikimin e buxhetit në BE por dhe për Ballkanin Perëndimor për vitet 2028-2034, dialogun social, komunikimin e duhur me qytetarët lidhur me të drejtat dhe detyrimet që do të shoqërojnë procesin e integrimit në BE, etj.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…