Balla: Policia e Shtetit dhe IKMT, kontroll në kohë reale me dronë të gjithë territorit dhe kufirit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte sot në Bazën Ajrore në Kuçovë ku pa nga afër avionët pa pilot të Forcës Ajrore


Policia e Shtetit dhe IKMT do të kenë prej sot në dispozicion avionët pa pilot për kontrollin e territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike, krimeve mjedisore në pyje, lumenj, ndërtime pa leje, për luftën kundër kalimit të paligjshëm të kufirit, evidentimin e mjeteve lundruese në det, kontrollin dhe monitorimin e trafikut apo incidenteve rrugore edhe nga ajri, si dhe ndjekjen e mjeteve personave në rast të ngjarje kriminale.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Bazën Ajrore në Kuçovë ku pa nga afër avionët pa pilot (dronët) të Forcës Ajrore. Ai tha se Policia e Shtetit dhe IKMT do të kenë prej sot mundësinë e kontrollit në kohë reale të gjithë territorit dhe kufirit nga ajri.

“Kapaciteti i ri i Forcave Ajrore, sikurse është rënë dakord, do të përdoret edhe nga agjencitë e tjera ligjzbatuese, qoftë Policia e Shtetit, qoftë IKMT, që kanë depozituar pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA, kërkesat specifike për përdorimin e tyre. Synimi është një kontroll më i mirë i territorit dhe nga ajri. Policia e Shtetit nevojën e ka kryesisht për monitorimin nga ajri të territorit lidhur me aktivitete apo fenomene sikurse është p.sh., kultivimi i kanabisit. Na nevojitet një koordinim mes tokës dhe ajrit për të kontrolluar sa më mirë territorin,” nënvizoi ministri Balla.

Më tej, ai u ndal në reagimin shumë më të shpejtë në kohë, përmes avionëve pa pilot, lidhur me nevojat e policisë.

“Përmes këtij avioni pa pilot ne mund të zëvendësojmë fare mirë kontrollin nga ajri që dikur është bërë me helikopter. Procedura e futjes në veprim të avionëve pa pilot është shumë më e shpejtë sesa ajo që ishte për helikopterët. Këto beteja fitohen kur ti kursen kohë,” theksoi ministri.

Duke folur rreth mundësive të tjera të përdorimit për qëllime civile, Balla nënvizoi se “aktualisht qëllimi ynë është sezoni turistik. Na duhet të kontrollojmë përgjatë gjithë bregdetit të gjitha fenomenet, depozitimet e mbetjeve dhe çdo problematikë tjetër, se nuk janë vetëm ndërtimet pa leje, por edhe krimet mjedisore, dëmtimi i pyjeve etj.”.

Sa i përket aspekteve ligjore e procedura të përdorimit të këtij mjeti të sofistikuar teknologjik në dispozicion të Forcave të Armatosura, Ministri i Brendshëm sqaroi se “brenda kësaj jave mund të dalë vendimi i qeverisë, por jemi dakordësuar me ministrin Peleshi që të nisim tashmë nga puna, sepse është edhe porosi e kryeministrit Rama që këtë kapacitet teknologjik shumë të rëndësishëm ta vendosim sa më shpejt në funksion, me qëllim për përdorimin në problematike të natyrës civile.”

Balla tha gjithashtu se “sot është misioni i parë, pra kemi filluar punën dhe ndaj keqbërësve sot japim një mesazh të qartë që Republika e Shqipërisë ka një kontroll të territorit në të gjithë dimensionet, përfshirë edhe nga ajri.”

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku tha se, “me një fluturim duhet të përmbushim nevojat e të gjitha agjencive ligjzbatuese dhe ky është një kapacitet që mund të përdoret për të gjitha nevojat që ka Policia e Shtetit. Ne i kemi identifikuar llojet e operacioneve policore për të cilat do të kërkojmë mbështetje për përdorimin e tyre. Duhet të bëjmë një fotografim të përgjithshëm të gjendjes aktuale për të gjitha paligjshmëritë, qoftë krimet mjedisore, qoftë kultivimin e bimëve narkotike. Do na duhet edhe për operacionet e kërkim shpëtimit përgjatë sezonit turistik si dhe çështje që lidhen me menaxhimin e trafikut, pasi parashikohet një tejkalimin i flukseve në rrugë dhe do na duhen pamje filmike.”

Drejtori i IKMT Ervin Hoxha u shpreh se, “avionët pa pilot do të rrisin së tepërmi cilësinë e inspektimeve. Nëse deri dje kemi inspektuar përmes korrespondencave, rekomandimeve, informacioneve apo denoncimeve, sot do të kemi një inspektim të drejtpërdrejtë, më të saktë sa i përket vendndodhjes dhe shkeljeve në territor.”

Eksperti i FA sqaroi se, “avionët pa pilot që ne disponojmë kanë një cilësi të lartë të fotografive ajrore nga lartësi të ndryshme dhe do t’i shërbejnë vendimmarrjes suaj dhe institucioneve të varësisë, përfshi edhe IKMT”.

Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe një fluturim demonstrues për të parë konkretisht se çfarë të dhënash siguron dhe çfarë lehtësish ofron avioni pa pilot.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…