Delegacioni i Kuvendit, pjesë e konferencës së OSBE-së për Sigurinë e Inteligjencës Artificiale
Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Damian Gjiknuri dhe përbërë nga anëtarët Ermonela Valikaj dhe Helidon Bushati, mori pjesë në konferencën mbi “Sigurinë në kohën e Inteligjencës Artificiale” të organizuar në Parlamentin e Portugalisë.

Konferenca u hap me një përshëndetje nga Presidenti i Parlamentit të Republikës së Portugalisë, Josè Pedro Aguiar-Branco. Takimi mblodhi më shumë se njëqind parlamentarë nga tridhjetë vende anëtare të OSBE-së, si dhe ekspertë, profesorë universitetesh, përfaqësues të kompanive private, institute kërkimore dhe diplomatë.
Gjatë konferencës, u diskutuan çështje të rëndësishme si rritja e ndërgjegjësimit për ndikimin e thellë të Inteligjencës Artificiale në siguri, mbrojtja e demokracisë, nxitja e dialogut dhe bashkëpunimit të hapur për të identifikuar sfidat ligjore, etike dhe të të drejtave të njeriut që lidhen me zhvillimin dhe përdorimin e IA, eksplorimi i politikave të reja të bashkëpunimit mes parlamenteve kombëtare dhe roli i tyre si rregullatorë të Inteligjencës Artificiale.
Kjo konferencë shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe sigurisë, duke nxitur një dialog konstruktiv mes vendeve anëtare të OSBE-së.