Denaj: Eksportet bujqësore u rritën në sasi me 28.3 % në prill

Ekspozimi i vendit tonë si destinacion turistik dhe politikat mbështetëse për fermerët, kanë rritur vlerën e prodhimit bujqësor në tregjet e huaja.


Ekspozimi i vendit tonë si destinacion turistik dhe politikat mbështetëse për fermerët, kanë rritur vlerën e prodhimit bujqësor në tregjet e huaja.

Eksportet bujqësore vijuan rritjen edhe gjatë muajit prill.

Ministrja e bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se ato shënuan rritje në sasi me 28.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ecuria e qëndrueshme e sektorit ka shënuar rritje edhe në vlerën e eksporteve bujqësore duke regjistruar për muajin prill, 9 .5% më shumë eksporte, krahasuar me prillin 2023, u shpreh Denaj.

Klima e favorshme, afërsia me tregjet evropiane, mundësia për mbulimin e tregjeve rajonale me potenciale të pashfrytëzuara, si dhe fuqia punëtore me kosto të ulët, e bëjnë Shqipërinë një vend me potencial premtues në disa sektorë, por veçanërisht në bujqësi.

Produktet kryesore bujqësore që eksporton Shqipëria janë bimë mjekësore, perime të freskëta dhe të përpunuara, vaji i ullirit, vajrat esenciale, shalqinj, bagëti (të brendshme), peshk të konservuar dhe lëkurë të papërpunuar. (ATSH)

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"