Presidentja e Sllovenisë vjen në Shqipëri, takon Presidentin Begaj dhe mban fjalë në Kuvend
Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar do të zhvillojë të enjten një vizitë zyrtare në Tiranë.
Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar do të zhvillojë të enjten një vizitë zyrtare në Tiranë.
Zyra e shtypit e Presidencës njoftoi edhe detaje nga axhenda. “Në orën 10:00 zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes e cila pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të dy shteteve. Presidenti i Republikës Begaj dhe Presidentja sllovene Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20”, njofton Presidenca.
Po ashtu, Kuvendi ka njoftuar në faqen e tij online zhvillimin e një seance plenare me rastin e vizitës së presidentes sllovene Musar, e cila do të mbajë edhe fjalën e rastit.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika turistike të vendit.