Mazniku me kryetarët e bashkive: Rritje e konsiderueshme e pagës për punonjësit

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të enjte një takim me kryetarët e bashkive, ku diskutuan mbi disa vendime shumë të rëndësishme që do të marrë qeveria.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të enjte një takim me kryetarët e bashkive, ku diskutuan mbi disa vendime shumë të rëndësishme që do të marrë qeveria.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ, Mazniku bëri me dije se do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës për punonjësit.

”Diskutuam me kryetarët e bashkive gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ, disa vendime shumë të rëndësishme që do të marrim së shpejti në qeveri. Një nga ato është edhe rritja e konsiderueshme e pagave për punonjësit e aparatit të bashkive”, tha ai.

Sipas tij, pagat do të njehsohen, pavarësisht bashkisë, duke mos i diferencuar më ato sipas numrit të banorëve.

“Bashkitë do të përfitojnë edhe nga marrëveshja me Universitetin e Tiranës duke mundësuar kryerjen e praktikës së punës së studentëve sipas nevojave të tyre”, deklaroi Mazniku. (ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.