Nikolla: Shqipëria dhe Sllovenia, partnere të besueshme

Nën drejtimin e Kryetares Lindita Nikolla, Kuvendi u mblodh sot në seancë të posaçme, gjatë së cilës Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, përshëndeti Kuvendin.


Nën drejtimin e Kryetares Lindita Nikolla, Kuvendi u mblodh sot në seancë të posaçme, gjatë së cilës Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, përshëndeti Kuvendin.

Në seancë ishin të pranishëm edhe ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik.

Para zhvillimit të seancës, Presidentja Nataša Pirc Musar, u prit në një takim të veçantë nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh e parlamentar mes dy vendeve dhe mbështetjen e integrimit evropian të Shqipërisë.

Në nisje të seancës plenare, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke i uruar mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë, nënvizoi se Presidentja Nataša Pirc Musar.

“Është udhëheqësja e një vendi mik dhe partner, mbështetëse e fuqishme e integrimit evropian të Shqipërisë. Presidentja Musar është një politikane e shquar, me një karrierë të spikatur në drejtimin e institucioneve, media, dhe çështjet humane e ligjore. Sllovenia është një vend mik i Shqipërisë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona vjen duke u zgjeruar”, theksoi Nikolla.

“Ne i jemi mirënjohës Sllovenisë për mbështetjen e fuqishme të integrimeve evro-atlantike të Shqipërisë, pranimin në NATO dhe mbështetjen e pakushtëzuar, aktive dhe të fuqishme për anëtarësimin në BE, për mbështetjen e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor; për bashkëpunimin dypalësh në rritje; për mbështetjen e Kosovës, anëtarësimit e kontributit të saj në organizatat ndërkombëtare”, shtoi Nikolla.

“Shqipëria dhe Sllovenia janë partnerë të besueshëm në Kombet e Bashkuara, OSBE dhe organizata të tjera ndërkombëtare si edhe kontribuues për zhvillimin, sigurinë, paqen, stabilitetin në rajon, kontinent e më gjerë”, tha Nikolla.

“Shqipëria dhe Sllovenia dallohen për një pjesëmarrje të lartë të grave në jeten politike e parlamentare si edhe qeverisjen e vendit. Kë këtë aspekt, të dy vendet tona përfaqësojnë një histori suksesi. Por kjo përbën edhe një sfidë për ne, gratë, për të realizuar deri në fund pritshmërisë e larta të qytetarëve të vendeve tona”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, falënderoi Presidenten Nataša Pirc Musar për fjalën dhe mesazhet drejtuar Kuvendit, institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe nënvizoi se Kuvendi do të vijojë të mbështesë marrëdhëniet, partneritetin dhe bashkëpunimin dypalësh dhe parlamentar me Republikën e Sllovenisë, për mirëqenien e njerëzve tanë, zhvillimin dhe paqen.

(Marrë nga ATSH)

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.