Problematikat e shqiptarëve në Greqi, ambasadorja Hajdaraga takim me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Migracionit dhe Azilit

Biseda u fokusua në vonesat për rinovimin e lejeve të qëndrimit; problemet me siguracionet shëndetësore, etj.


Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, së bashku edhe me juristë shqiptarë në Greqi, ekspertë në ligjin e imigracionit, zhvilluan një takim me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Migracionit dhe Azilit të Greqisë, Patroklos Georgiadhis, dhe ekspertë ligjorë pranë kësaj ministrie.

Gjatë këtij takimi, u bisedua lidhur me problematikat e ndryshme që hasin shtetasit shqiptarë në Greqi: si vonesat në rinovimin e lejeve të qëndrimit; kufizimi i lëvizjes në zonën Schengen; problemet e krijuara në rinovimin e siguracioneve shëndetësore dhe ndihmave sociale; problematikat e hasura me platformën e aplikimit, etj.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE

Takim në nivel ekspertësh në Ministrinë e Migracionit dhe Azilit të Greqisë – Υπουργείο Μετανάστευσης & Ασύλου, lidhur me çështjet dhe problematikat me të cilat përballen shtetasit shqiptarë në Greqi.
Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga dhe juristë shqiptarë në Greqi, ekspertë në ligjin e imigracionit, zhvilluan një takim me Sekretarin e Përgjithshëm z. Patroklos Georgiadhis, dhe ekspertë ligjorë pranë kësaj ministrie.

Gjatë këtij takimi, u bisedua lidhur me problematikat e ndryshme që hasin shtetasit shqiptarë në Greqi: si vonesat në rinovimin e lejeve të qëndrimit; kufizimi i lëvizjes në zonën Schengen; problemet e krijuara në rinovimin e siguracioneve shëndetësore dhe ndihmave sociale; problematikat e hasura me platformën e aplikimit, etj.

Gjithashtu, nga pala shqiptare u përcollën disa propozime që lidhen me problematikat e mësipërme, si dhe disa ndryshime dhe amendamente në Kodin e ri të Imigracionit, i cili hyri në fuqi më 1 prill 2024, por dhe lidhur me lejet e qëndrimit për shtetasit shqiptarë të moshës së tretë, krijimin e shërbimeve specifike për asistencë të kësaj grupmoshe, digjitalizimin e plotë të procesit për aplikim, dhe lidhur me zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së lejeve të qëndrimit dhe uljes së kostove për aplikimet për kategoritë e ndryshme të lejeve.

Sekretari i Përgjithshëm, z. Georgiadhis ishte pozitiv ndaj pikave të parashtruara nga Ambasadorja Hajdaraga dhe eskpertët shqiptarë, dhe u shpreh së disa nga këto pika do të pasqyrohen në projektligjin e ri të Imigracionit.

Të dyja palët u dakordësuan se kategoria e shtetasve shqiptarë që ka nevojë për zgjidhje urgjente të problematikave që lidhen me lejet e qëndrimit janë shtetasit shqiptarë të moshës së tretë, në prag të pensionit.

Fitër Bajrami, Spiropali: Toleranca fetare është realitet

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shkoi sot në selinë e Komunitetit Musliman për të uruar festën e Fitër Bajramit.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Fitër Bajrami, Spiropali: Toleranca fetare është realitet

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shkoi sot në selinë e Komunitetit Musliman për të uruar festën e Fitër Bajramit.