Balla: Fieri, ofertë të plotë turistike nga deti tek sitet arkeologjike
Ka nisur me vizitorë të shumtë sezoni veror në bregdetin e Semanit.
Ka nisur me vizitorë të shumtë sezoni veror në bregdetin e Semanit. Ministri i Brendshëm, njëherazi drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Fier, Taulant Balla, në një prononcim për mediet, theksoi se Fieri ofron një turizëm detar të ndërthurur me atë arkeologjik.
Balla shtoi se Semani është një zonë bregdetare me rërë kurative e preferuar nga turistët e huaj.
“Janë pothuajse 25 km bregdet. Një prej të vetmeve pjesë të virgjëra tërësisht të bregdetit shqiptarë. Sot jemi në Seman dhe po ashtu, do të jemi javën e ardhshme në Darëzezë për të filluar sezonin e ri turistikë, edhe pse koha e mirë ka bërë që prej shumë vitesh tashmë, ata që e frekuentojnë rregullisht këtë bregdet kanë ardhur.Nuk janë lejuar ndërtime në këtë zonë dhe e dyta ka një veçanti për shkak të pjesë së madhe të bregut të detit me rërë dhe një lehtësie sa i takon shfrytëzimit të detit, pasi deti nuk vjen direkte në thellësi, por ka një hapësirë të madhe ku mund të shfrytëzohet nga të gjitha moshat dhe familje”, tha Balla.
“Ftesa ime për të vizituar Fierin është për të gjithë. Ka një ofertë turistike të plotë. Fieri ka jo vetëm bregdetin e bukur, jo vetëm kulinarin myzeqare tipike, por mund ta gërshetosh vizitën në fier me sitet turistike të Fierit, përfshirë këtu në mënyrë të veçantë Apoloninë. Ftesa ime për të gjithë shqiptarët, qofshin ata që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Mal të zi, Preshevë, kudo në botë, gjatë kohës që qëndroni në Shqipëri, planifikoni dhe një vizitë në Seman, për të patur një pushim 100% bio. Dhe po ashtu vizitoni të Fierin dhe të gjithë ofertën e saj turistike”, nënvizoi Balla.
(Marrë nga ATSH)