“Një magjistare e përjetësisë”

Poetja Meri Bo me banim në Athinë ka botuar dy libra: “Njëra nga Poezitë” dhe “Të fshehtat e Shpirtit”


Nga Meri Bo

Poetja Meri Bo,  e lindur në Laç Shqipëri ku u rrit dhe u shkullua si violiniste e flautiste në arsimin e përgjithshëm, jeton prej shumë vitesh në Athinë (Greqi).  Autore e dy librave me poezi “Njëra nga Poezitë” dhe “Të fshehtat e Shpirtit”, botuar nga shtepia botuese “Klubi i Poezise”


Unë…

jam një magjistare e përjetësisë,
dashuri e pavdekshme në filtrat e mi magjikë.

Jam edhe zanë pasioni, që magjeps formën tende
vizion blu nate në dritën e zbehtë.

Engjelli i mallit, që erdhi në jetën tënde
ishte veçse një arsyetim dhe enigmë e pazgjidhur
në botën e pafundësisë.

Në vajtimin e hënave të humbura
unë shtroj petale trëndafilash
magji dhe fjalë dykuptimëshe
ndërsa mahnitem,me dritën e yjeve të mi.

Ti fundosesh dhe dorëzohesh
humnerave të shqisave të pavetëdijshme
dhe kthehesh në iluzion.

Unë jam një amazonë, kalorëse që ec me trok
dhe pulsoj, në zemrën tende.

Jam toka e padukshme, në botën e mrekullive
transparente dhe të tejdukshme si kristali

Këngë zanash, në pyjet e ngjyrave
që kërcejnë vetëm në dritën e agimit!

DO TË VI SI SHPIRT

Le të kërcejmë një tango të ëndërrt,
tango pranvere,
në mes të një livadhi dhe me gjembaçë
ku çelin lule heretike!

Kam veshur një fustanin të kuq
ku çelin lule të mjaltta
që m’i ke qëndisur kur ishte pranverë.

Eja!

Dua të luaj fshehurazi me ty
në breg të detit,
aty ku ti shkruan vargje me guralecë e me guacka
e shkumë valësh!

Janë tekste ëndrrash
që bredhin hazdisur,
pa fre e doganë,
në infinit,
në skaj të botëve!

E di,
ti po qesh mosbesues,
po unë jam Afërdita,
jam Vajzë e valëve,
jam Hankoja që të ngjall
edhe mes varreve!

 

***

UDHETIM DREJT AGUT!

Gjithnjë e më të shndritshëm yjet
drejt mesnatës.

Notat nuk po luan më
me gjethet e grilat
dhe Asaj po i shuhej në buzë
një fishkëllimë melodioze.

Dy mace që s’pushonin së luajturi,
tani po gërrhisnin
lehtë e shtruar poshtë divanit.

Hëna,
si një vatër e madhe,
shpërndante shkëndija yjesh
në qiellin e pagjumë.

Ç’të bënte?…

Të flirtonte butësisht me gjethet e pemëve
që nanuriteshin lehtazi
mbi djepin e erës?

Dhe befas ndjeu
se e kishte marrë malli për gjumin,
të hipte e të kalëronte mbi të,
si mbi Pegasin antik
e të udhëtonte drejt agut të mëngjesit
ku do të fillonte një tjetër ditë!

 

***

GRUA DHE NËNË

Grua dhe Nënë
frymë nga lulet e kopshteve të Edenit!

Kur Krijuesi vendosi që ti të vije në jetë,
gjithë bukuritë surreale dhe ngjyrat e tokës,
rrufetë e qiellit dhe ngjyrat e ylberit
ti dha si prikë.

Lëngjet e stinëve dhe qumështin e pemëve,
i vendosi pa kursim në dhomat e zemrës tënde.
Në çdo fidan pranvere në gjethet e prillit
në oazet e shkretëtirës dhe buzët e thara nga etja,
vendosi zërin tënd.

Ka momente, kur ndjen se deti dhe oqeani, janë ti
Edhe udhëtimet drejt së panjohurës
zhytjet drejt thellësive dhe udhëtimet
drejt bordit të shpresës, janë ti.

Momentet e dëshirave të tua
krijojnë liqene të kaltër.
Nëse dikush tenton të hedhë një guralec në të
ujërat e tij shndërrohen ne xhame të hollë që krisin.

Ka momente kur kupton, se emri yt është nxitje
për ta vazhduar gjer në fund udhëtimin
dhe për të sfiduar tërbimin e erërave
duhet patjetër të thërrasësh imazhin tënd.

Grua dëshpërimi yt, është varg për lutje.

Destinacioni i valës, është përherë bregu i qetë
Grua psherëtima jote është një udhëtar i lodhur
nga një udhëtim i gjatë në shkretëtirë
ngarkuar me bagazhe të rëndë
hallesh dhe ëndrrash të plagosura.

Grua
Shenjtore e pafajshme e mëkatit!

Lexo më shumë nga

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.