Balla: Pajisja me dokumentacion për mjetet lundruese, domosdoshmëri për sezon të sigurt

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po vijojnë kontrollet në det, liqene dhe lumenj ndaj mjeteve lundruese mbi sigurinë dhe certifikimin e tyre.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh sot se, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po vijojnë kontrollet në det, liqene dhe lumenj ndaj mjeteve lundruese mbi sigurinë dhe certifikimin e tyre.

Balla theksoi në një reagim në rrjetet sociale se, pajisja me dokumentacionin përkatës, respektimi i rregullave të lundrimit dhe mbi të gjitha respektimi i zonave të sigurisë së pushuesve, janë domosdoshmëri për të patur një sezon veror sa më të sigurt. Përgëzime Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare Durrës, për nisjen e kontrolleve dhe bllokimin e mjeteve lundruese të parregullta.

Si rezultat i kontrolleve në Durrës, nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, janë konstatuar 2 mjete lundruese argëtimi Jet Ski.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se asnjëri prej mjeteve lundruese nuk kishte dokumentacion dhe për këtë arsye Policia Kufitare ka bërë bllokimin e të 2 mjeteve lundruese, si dhe ka ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, secilin nga drejtuesit e tyre. (ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!