Gonxhja vizitë në Parlamentin Hungarez: Trashëgimia kulturore, frymëzim universal

Parlamenti është një nga ndërtesat më të bukura dhe simbolike të kryeqytetit hungarez.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja gjatë vizitës zyrtare që zhvilloi në Budapest, vizitoi edhe Parlamentin Hungarez, një nga ndërtesat më të bukura dhe simbolike të kryeqytetit hungarez.

Gonxhja ndau në rrjete sociale momente nga vizita që zhvilloi në Parlamentin Hungarez, teksa e cilësoi këtë objekt, “një pasqyrë e historisë qindravjeçare të këtij vendi”.

“Me kupolën e tij impresionuese, sallat e zbukuruara me detaje të hollësishme dhe koleksionin e jashtëzakonshëm të artit, Parlamenti Hungarez është një thesar kombëtar dhe një atraksion turistik mjaft i preferuar”, u shpreh Gonxhja.

Sipas tij, kjo ishte një vizitë mjaft mbresëlënëse, pjesë e vizitës zyrtare për çështjet ekonomike e të investimeve, me ftesë të ministrit hungarez për Ekonominë Kombëtare.

Gonxhja tha se, “trashëgimia kulturore mbetet ngahera frymëzim universal dhe objekt vlerësimi i
ndërsjellë”.

Parlamenti hungarez.

🏰🇭🇺 Parlamenti Hungarez, një nga ndërtesat më të bukura dhe simbolike në Budapest, është një pasqyrë e historisë qindravjeçare të këtij vendi. Me kupolën e tij impresionuese, sallat e zbukuruara me detaje të hollësishme dhe 👑 🖼️koleksionin e jashtëzakonshëm të artit, Parlamenti Hungarez është një thesar kombëtar dhe një atraksion turistik mjaft i preferuar.

Një vizitë mjaft mbresëlënëse, pjesë e vizitës zyrtare për çështjet ekonomike e të investimeve, me ftesë të Ministrit hungarez për Ekonominë Kombëtare. Trashëgimia kulturore mbetet ngahera frymëzim universal dhe objekt vlerësimi i ndërsjelltë. 🇦🇱🤝🇭🇺

#MEKI #EkonomiaKulturaInovacioni #Budapest #AlbaniainHungary

Posted by Blendi Gonxhja on Monday, May 27, 2024

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.