Balla: Policia ka rritur forcën goditëse ndaj armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve
Ministri i Brendshëm: Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje dhe luftës ndaj narkotikëve.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot se Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje dhe luftës ndaj narkotikëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka vlerësuar punën e bërë nga Policia e Shtetit në finalizimin e disa operacioneve policore.
“Policia e Shtetit po rrit çdo ditë e më shumë forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, gjetjen dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës, si dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërisë në tërësi”, shkruan Balla.
“Përgëzime Policisë së Shtetit, Lushnjë, Fier, Rrëshen, Rinas, Durrës, Elbasan, Tiranë, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Lezhë, Korçë, Rinas, Kukës, Morinë e Port Durrës, për finalizimin e detyrave operacionale dhe rezultatet”, përfundon Balla.