Kosova anëtare e asociuar e AP në NATO, Nikolla: Arritje e merituar
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti sot vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës në anëtare të asociuar.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti sot vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës në anëtare të asociuar.
“Votimi nga Asambleja Parlamentare e NATO-s i rekomandimit për avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar të AP është një arritje e merituar”, tha Nikolla.
Kryetarja e Kuvendit siguroi se delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të vijojë të mbështesë e nxisë rritjen e rolit dhe kontributit të Kosovës për mbrojtjen e paqes.
“Sukseset e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe sukseset e Shqipërisë janë edhe të Kosovës”, vlerësoi Nikolla.