Kinë – Evropë: Mbi 90.000 udhëtime me tren. Xi’an, qendër logjistike dhe transporti me karakter transnacional

Mëngjesi i së shtunës, 25 Maj 2024, shënon një moment historik në marrëdhëniet midis Kinës dhe Evropës. Numri i përgjithshëm i trenave të mallrave Kinë – Evropë tejkaloi 90.000


Nga Dr. Enriko Ceko

Mëngjesi i së shtunës, 25 Maj 2024, shënon një moment historik në marrëdhëniet midis Kinës dhe Evropës. Numri i përgjithshëm i trenave të mallrave Kinë – Evropë tejkaloi 90.000. Ishte pikërisht një tren i ngarkuar me mallra të ndryshme, që u nis nga qyteti Xi’an, kryeqendra e provincës Shanxi të Kinës veriperëndimore, për në Malaszewicze të Polonisë.

Deri më sot, trenat e mallrave që përcjellin mallra, shërbime, burime njerëzore dhe asete midis Kinës dhe Evropës kanë transportuar më shumë se 8.7 milionë konteinerë, me një vlerë më shumë se 380 miliardë $. Nga viti 2016 deri në vitin 2023, numri vjetor i udhëtimeve të trenave të mallrave Kinë-Evropë u rrit nga 1,702 në mbi 17,000 dhe vlera e mallrave të transportuara nga ky shërbim u rrit nga 8 miliardë $ në vitin 2016 në 56.7 miliardë $ në vitin 2023, dhe gama e mallrave të transportuara përmes linjës Kinë-Evropë është shtuar, duke filluar me produktet IT, kompjutërë, laptopë, printera, etj në më shumë se 50,000 produkte të tjera, përfshirë veshje, këpucë, automjete, mallra të konsumit e përdorimit të përditshëm, ushqime, pajisje dhe lëndë druri, mobilje, produkte kimike, makineri, etj. Prej vitit 2023, më shumë produkte kineze të teknologjisë së lartë, miqësore me mjedisin (produkte të gjelbër) si: bateri litiumi, produkte fotovoltaike, automjete me energji të re, etj, janë transportuar nëpërmjet trenave të mallrave Kinë-Evropë, duke reflektuar kërkesat e forta të tregut. Tashmë, pas një pune unike dhjetëvjeçare, projekti i madh “Një Brez një Rrugë” arrin në 223 qytete të 25 vendeve evropiane dhe në mbi 100 qytete të 11 vendeve aziatike, duke kryer mbi 89,000 udhëtime me tren deri në fund të prillit 2024, ndërsa më shumë se 1.000 udhëtime u kryen përgjatë periudhës 1 – 25 maj 2024, për të shkuar te shifra 90.000, duke bërë që rrjeti i shërbimit të mbulojë pothuajse të gjithë kontinentin Euroaziatik. Të dhënat dhe statistikat e mësipërme publikuar nga ana e Grupit Kombëtar të Hekurudhave të Kinës, tregojnë më së miri se Kina dhe Evropa kanë investuar në sektorin e transportit dhe specifikisht në transportin hekurudhor, pasi ky investim i shërben ekonomisë së të dy territoreve, ekonomive, popullsive, dhe jo vetëm.


Numri i përgjithshëm i trenave të mallrave Kinë – Evropë tejkaloi 90.000/CFP

Sipas China Railway Group Limited (CREC), në tre mujorin e parë 2024 operuan gjithsej 6,184 trena mallrash Kinë-Evropë, që kanë shpërndarë më shumë se 675,000 TEU mallra, me një rritje 10% në prill 2023 nga prilli i viti 2022 dhe 11% në prill 2024 nga prilli i viti 2023.

Shifra 90.000 nuk është thjesht dhe vetëm një statistikë ndër shumë e shumë statistika të kësaj natyre të marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit dhe të bashkëpunimit të sektorëve të ekonomisë midis Kinës dhe Evropës. Është simbol i një historie suksesi dhe një gur i rëndësishëm themeli që tregon se atje ku interesat e qytetarëve përmblidhen në vendime të guximshme zhvillimore pozitive, ka mundësi, ka përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe ka edhe më shumë mundësi për gjithëpërfshrje, kohezion dhe bashkëpunim me përfitime të dyanshme dhe të shumëanëshme. Tashmë linjat Xi’an – Duisburg (Gjermani), Chengdu – Lodz (Poloni), etj, qarkullojnë në mënyrë të qëndrueshme çdo javë, me 16 pika të tjera kthimi të trenave të mallrave Kinë-Evropë, për t’i shërbyer më mirë nevojave të larmishme të klientëve globalë.

Mao Ning, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës me këtë rast theksoi: “Shërbimi i transportit Kinë-Evropë jo vetëm që rigjallëron prosperitetin e Rrugës së lashtë të Mëndafshit, por gjithashtu përmirëson jetesën e njerëzve, duke shërbyer si një e mirë publike jetike, për të promovuar bashkëpunimin e favorshëm dhe vitalitetin ekonomik në të gjithë Euroazinë dhe më gjerë dhe kjo vlerësohet edhe nga komuniteti ndërkombëtar. CR Express ka shtuar vazhdimisht linja të reja dhe ka zgjeruar kapacitetet e saj gjatë dekadës së fundit, duke i ofruar kontinentit Euroaziatik korridore të reja të transportit tokësor dhe ura të reja për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar”.


Numri i përgjithshëm i trenave të mallrave Kinë – Evropë tejkaloi 90.000/CFP

Revista prestigjioze “Foreign Policy” në numrin e janarit 2024 shkroi: “Shërbimi është shumë efektiv në lidhje me kossot dhe projekti “Një brez një Rrugë” është një plan për të cilin çdo komb ka nevojë në një epokë pasigurie dhe përçarjeje. Zgjidhja për goditjet e proceseve të furnizimit me mallra dhe shërbime në tërë botën është pasja e sa më shumë zinxhirësh furnizimi dhe sa më shumë breza, aq edhe më shumë rrugë”.

Bernd Noche, profesor në Universitetin Diosburg – Essen, drejtues i Departamentit të Sistemeve të Transportit dhe Logjistikës, tha: “Express hekurudhor Kinë-Evropë ka injektuar vitalitet në Duisburg, që është një qendër kryesore transporti në rajonin e Ruhrit të Gjermanisë. Ky ekspres ka hapur mundësi të reja zhvillimi për vendet dhe qytetet përgjatë rrugës që përshkon. Tashmë Duisburg shfaqet si një qendër kryesore për lidhjen dhe tregtinë midis Kinës dhe Evropës, falë Projekti “Kina-Europe Railway Express”, i cili lidh 120 qytete kineze me 219 qytete në 25 vende evropiane. Rrugëtimi zgjat 12 – 18 ditë dhe rreth në Duisburg mbërrijnë rreth 60 trena çdo javë. Mallrat që transportohen nga këta trena, më pas transportohen në portet detare vendase ose në vendet fqinje në Evropë.

Duket se Iniciativa “Një Brez, një Rrugë” e prezantuar nga Kina në vitin 2013 ka potencial të madh për të formuar një “Rrugë të re të Mëndafshit”, duke lidhur rajone të ndryshme përgjatë rrugës që kalon Expresi Hekurudhor Kinë-Evropë, dhe kjo iniciativë synon të ndërtojë një rrjet tregtar dhe infrastrukturor që lidh Azinë me Evropën, Afrikën e më gjerë.

Numri i përgjithshëm i trenave të mallrave Kinë – Evropë tejkaloi 90.000/CFP

Në 22 mars 2024, filloi një rrugëtim tjetër i ri hekurudhor, që lidh nga ana tregtare Kinën me Spanjën. Treni i parë i hekurudhës Express Kinë-Evropë u nis nga stacioni kinez Taiyuan, Shanxi dhe pas 35 ditësh, duke përshkuar më shumë se 12.000 km, mbërriti në portin e Barcelonës, me ngarkesën në të cilën përfshiheshin mobilje, mallra të konservuara, pjesë automjetesh, mallra të konsumit të përditshëm, etj. Duke filluar që nga viti 2017, hekurudha kineze-Evropë Express e linjës që fillon nga Shanxi ka operuar rregullisht me 16 linja, duke arritur në më shumë se 40 qytete në 15 vende evropiane, me një total prej 782 trenash.

Carla Salvado, zëvendësmenaxhere e përgjithshme e Tregtisë dhe Marketingut në Portin e Barcelonës, me këtë rast theksoi: “Gjeografikisht, Porti i Barcelonës është një lokacion shumë i përshtatshëm strategjik, si pjesë e Evropës dhe e rajonit të Mesdheut. Ky tren forcon angazhimet që kinezët kanë bërë në zgjedhjen e Barcelonës, jo vetëm si një portë hyrëse në Evropë, por edhe si një qendër mesdhetare e shpërndarjes. Ky shërbim i ri i trenave është një plotësues i mirë i shërbimeve logjistike ajrore dhe detare të ofruara tashmë nga porti. Treni u nis nga Shanxi me 50 kontejnerë mallrash, nga të cilët rreth gjysma u shkarkuan në Gjermani, ndërsa pjesa tjetër mbërriti në portin e Barcelonës për t’u shpërndarë me tej në Spanjë dhe në vendet përreth”.


Turistët e huaj në qytetin Xi’an të Kinës veriperëndimore/ CFP

Përveç aspekteve të logjistikës dhe transportit të mallrave, shërbimeve, burimeve njerëzore dhe aseteve, një aspekt tjetër i rëndësishëm në lidhje me transportin hekurudhor është edhe rritja e udhëtimeve ndërkufitare, kryesisht me orientim turizmin, si një aspekt i thellimit të lidhjeve midis Kinës dhe Azisë Qendrore. Një vit më parë, Samiti i parë Kinë-Azinë Qendrore në Xi’an vendosi një platformë të re për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të favorshëm midis Kinës dhe pesë vendeve të Azisë Qendrore, Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit. Porta e lidhjes do jetë Porti Alashankou në rajonin autonom të Xinjiang Uygur të Kinës veriperëndimore, që shërben si një kalim natyror për në Azinë Qendrore dhe Evropë, duke shërbyer edhe si një qendër e rëndësishme për tregtinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ky port e ka përmirësuar shërbimet e tij që nga viti i kaluar, duke reduktuar kohën e ringarkimit për trenat në më pak se një orë dhe në katër muajt e parë të këtij viti, 2,489 trena mallrash Kinë-Evropë (Azia Qendrore) kaluan përmes portit Alashankou, duke shënuar një rritje nga viti në vit prej 17.1 për qind.

Xinjiang ka hapur pesë “korsi të gjelbra” për zhdoganimin e thjeshtë të produkteve bujqësore dhe të tjera, duke bashkëpunuar me Kazakistanin, Taxhikistanin dhe Kirgistanin. Sipas të dhënave nga Dogana Urumqi, në tremujorin e parë të 2024, Kazakistani dhe Kirgistani mbetën partnerët kryesorë tregtarë të Xinjiang, me rritje të importit dhe eksportit prej 58.8 për qind dhe 1.9 për qind, duke zënë 40.5 për qind dhe 22 për qind të totalit të tregtisë së jashtme të Xinjiang. Logjistika tregtare Kinë-Kazakistan (Xi’an) e vendosur në Xi’an, pikënisja lindore e Rrugës së lashtë të Mëndafshit, është gjithashtu një rezultat i madh i samitit. Xi’an është një nga qendrat e hekurudhave Express Kinë-Evropë dhe duket se pozicioni gjeografik i kësaj qendre të madhe dhe të fuqishme logjistike do e kthejë Xi’anin në një qendër logjistike dhe transporti me karakter global transnacional, që mbështet fuqishëm qendrueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit Kinë – Evropë dhe përtej.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…