Rama: Falë investimeve, Vermoshi u kthye në qendër të hartës së turizmit malor

Vermoshi është një ndër destinacionet turistike në Qarkun e Shkodrës, jo vetëm sa i përket klimës malore, por edhe për të apasionuarit e alpinizmit


Vermoshi është një ndër destinacionet turistike në Qarkun e Shkodrës, jo vetëm sa i përket klimës malore, por edhe për të apasionuarit e alpinizmit.

Rikualifikimi urban i fshatit turistik të Vermoshit, rindërtimi i rrugës, ndërtimi i Qendrës së Turizmit e kanë shndërruar edhe këtë zonë në një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë gjithë vitit nga turistë vendas e ata të huaj nga vend të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje siç dhe i cilëson “spektakolare” nga Vermoshi.

Rama thekson se “falë investimeve të duhura në kohë rekord doli nga harresa për t’u kthyer në qendër të hartës së turizmit malor, me plot bujtina që shtohen dita-ditës e po mirëpresin turistë nga e tërë bota”.

Qendra e Vermoshit është transformuar tërësisht ku shtëpitë tradicionale alpine, dikur të rrënuara, sot janë kthyer në bujtina mikpritëse për vizitorët.

Bujtinat e ngritura i japin kësaj zone një shembëlltyrë të ngjashme me bujtinat alpine të Zvicrës.

Fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë, Vermoshi është një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1 100 metra mbi nivelin e detit.

Në të dyja anët e luginës, ngrihen shpate malesh me pjerrtësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Vermoshi shquhet për panoramën e tij, si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit.

Aktivitetet kryesore të cilat mund të zhvillohen në Vermosh, janë ngjitjet malore në malësinë e Marlules apo edhe shëtitjet në luginat e thella alpine të Lepushës dhe Cemit.

MIRËMËNGJES 😊 dhe me këto pamje spektakolare nga Vermoshi

MIRËMËNGJES 😊

dhe me këto pamje spektakolare nga Vermoshi, që falë investimeve të duhura të qeverisë dhe shqipeve të kthyera nga emigracioni doli nga harresa për t’u kthyer në një pikë tërheqëse të hartës së turizmit malor, me plot bujtina që shtohen dita-ditës e po mirëpresin turistë nga e tërë bota, ju uroj ditë të mbarë🙏

Posted by Edi Rama on Monday, May 27, 2024

Lexo më shumë nga

Hoxha: Mekanizmi Kombëtar i Referimit, efikas për mbrojtjen e viktimave të trafikimit

Sot në Ditën Evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, mori pjesë në aktivitetin e organizuar…

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha: Mekanizmi Kombëtar i Referimit, efikas për mbrojtjen e viktimave të trafikimit

Sot në Ditën Evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, mori pjesë në aktivitetin e organizuar…