Gonxhja takon homologun hungarez: Mekanizma financiarë për investimet strategjike
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja takim me ministrin e Ekonomisë Kombëtare të Hungarisë, Márton Nagy.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Budapest, ka zhvilluar një takim me ministrin e Ekonomisë Kombëtare të Hungarisë, Márton Nagy.
Gonxhja bën të ditur se me homologun e tij kanë diskutuar veçanërisht në promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mekanizmave financiare për investimet strategjike.
Ai thekson se një tjetër pikë diskutimi me ministrin Nagy ishte edhe ofrimi i ekspertizës për programe novatore mbi mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla e të mesme.
“Ky takim, në prag të marrjes së Presidencës së Këshillit të BE nga Hungaria, shënon një hap shumë të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve midis Shqipërisë dhe Hungarisë”, shprehet ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
📍Budapest, me homologun Márton Nagy, Ministrin e Ekonomisë Kombëtare të Hungarisë. 🇦🇱🤝🇭🇺
Diskutuam veçanërisht në…
Posted by Blendi Gonxhja on Monday, May 27, 2024