Takimi me shqiptarët e Italisë, Kuko: U prezantua platformë e qartë politike si Shqipëria e shikon diasporën

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko dha sot detaje nga takimi i Kryeministrit Rama në Milano, në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë”


Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko dha sot detaje nga takimi i Kryeministrit Rama në Milano, në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë”.

Në një intervistë televizive, Kuko u shpreh se, takimi në Milano me shqiptarët ishte me shumë energji.

Ajo theksoi se, pjesëmarrja ishte mbi kapacitetet e sallës ku u mbajt takimi.

Ndër të tjera zëvendësministrja theksoi se, në takim Kryeministri dha mesazhin e një platforme të qartë politike se si Shqipëria e shikon diasporën.

“Ishte një takim i mrekullueshëm me shumë energji. Ajo sallë mbante një kapacitet të caktuar dhe ne kishim pjesëmarrje mbi kapacitetin gjë që kërkon edhe forca shtesë. Pati një moment kur për të ruajtur perimetrin e jashtëm një moment kur edhe dera e jashtme u mbyll për të sistemuar pak edhe pjesën e turmës, por mesa duket dëshira e shqiptarëve ishte e madhe për të ndjekur aktivitetin. Mund të themi që ishte një energji e madhe e të pranishmëve. Një festë e madhe dhe patjetër edhe mesazhet që kryeministri dha në fjalimin e tij ishin një platformë e qartë politike lidhur me mënyrën se si Shqipëria e sheh diasporën e saj në Itali, por edhe se çfarë jemi duke bërë me shtetin italian për mirëqenien e tyre”, tha Kuko.

Zëvendësministrja u ndal edhe tek marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë dhe reagimet që solli, teksa theksoi se kjo marrëveshje e vendos Shqipërinë në pozitën e një vendi të pjekur që kontribuon në zgjidhjen e krizës së emigracionit në Europë.

“E para, kjo është një marrëveshje që e vendos Shqipërinë si një vend shumë të pjekur për të qenë pjesë e zgjidhjes së një krize që është kriza e emigracionit në Europë. Së shpejti ne do të kemi zgjedhjet për Parlamentin Europian që sondazhet tregojnë që forcat e ekstremit të djathtë po fitojnë terren duke anatemuar pjesën e axhendës së emigracionit. Duhet të kuptojmë që çështja e fobisë nga emigrantët është një çështje që ende ngjit shumë në diskursin dhe narrativën publike. Por nga ana tjetër duhet të kuptojmë që kjo është një çështje humanitare. Kemi të bëjmë me qenie njerëzore që kërkojnë të largohen nga zona të konfliktit në kërkim të një jete më të mirë. Janë familjarë, fëmijë, prindër që kërkojnë një jetë më të mirë. Shqipëria është treguar si një vend që ka treguar një metodë, një model se si duhet trajtuar kjo çështje, duke ndërtuar këtë qendër dhe jo më kot ju e keni parë që edhe Giorgia Meloni ka thënë se 15 shtete kërkojnë që të zbatohet i njëjti model, jo në Shqipëri. Duket sikur është një beteje e vogël politike sesa si një çështje që realisht qëndron”, tha Kuko.

Ndërkohë sa i takon faktit që nëse Shqipëria do të firmosë marrëveshje të njejta me shtete të tjera, Romina Kuko u shpreh se, konteksti i marrëveshjes me Italinë është shumë specifik dhe strategjik teksa shtoi se, kjo nuk do të thotë se Shqipëria mund të nënshkruajë marrëveshje të tilla me këdo.

“Të kuptojmë pak kontekstin në të cilin kjo marrëveshje është nënshkruar. Nëse është bërë kjo marrëveshje është bërë për të ndihmuar partnerin tonë strategjik matanë detit, për të lehtësuar sado pak barrën e trajtimit të emigrantëve duke ndërtuar një qendër në Shqipëri. Kjo nuk do të thotë që çdo shtet duhet ta shohë Shqipërinë si një vend i cili mirëpret këdo. Patjetër që ne jemi një vend shumë mikpritës duke pasur parasysh edhe historikun tonë. Megjithatë konteksti me Italinë është shumë specifik dhe shumë strategjik. Le të fokusohemi tani në zbatimin e kësaj marrëveshje dhe në plotësimin e saj”, tha Kuko.

(Marrë nga ATSH)

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.