Rama: Ka ardhur koha që të ndërtojmë një NATO të arsimit

Kryeministri Rama e deklaroi gjatë punimeve të Konferencës Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë në Tiranë


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka ardhur koha që të ndërtojmë një NATO të arsimit.

Gjatë punimeve të Konferencës Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë në Tiranë, Rama tha se “na duhet një organizatë si NATO, por për arsimin”.

“Ajo që shikojmë gjithmonë e më shumë është që urrejtja dhe mosrënia dakord për institucione demokratike po shtrihet gjithnjë e më shumë në të gjitha cepat e globit. Bazohet në një sistem që e ushqen këtë. Për një gjë nuk jam fort i sigurt, që sistemi ynë për t’i bërë rezistencë kësaj gjëje është i përgatitur. Në rast se në imagjinatën tonë ne do të mund të mendonim për konfrontime të brezave të rinj nga të dyja krahët, druaj se brezi ynë është më pak i përgatitur për t’i bërë ballë krahut tjetër, në rast se do të duhej të luftonin për vlerat demokratike që sfidohen nga forca të forta”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ne duhet të vendosim një herë e mirë se si do ta trajtojmë të shkuarën, por edhe të ardhmen”.

“Shqetësuese është që e ardhmja jonë po përkufizohet nga e shkuara dhe gjithnjë e më shumë e shkuara po përdoret si pikë reference, pikë frymëzimi, shtysë për të imagjinuar të ardhmen. Unë besoj se duhet të jetë e kundërta. E kundërta do të shpëtojë botën tonë demokratike. E ardhmja duhet të kontrolloj të shkuarën. E ardhmja duhet të vendosë se cila është e shkuara për të gjithë ne, sepse e ardhmja është e vetmja hapësirë ku ne mund të gjejmë gjithmonë e më shumë arsye për t’u bërë bashkë. E shkuara është një hapësirë për të gjetur arsye për të pasur ndasi e luftuar me njëri-tjetrin”, tha Rama.

(Marrë nga ATSH)

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.