Nisin fluturimet direkte Tiranë-Kopenhagen, dy herë në javë

Fluturimet do të kryhen nga kompania “Norwegian Airlines”. Norwegian Airlines gjithashtu kryen fluturime direkte nga Tirana në Oslo 3 herë në javë.


Tirana nga sot lidhet direkt me kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, përmes linjës ajrore.

Tirana Airport Partners bën të ditur se të gjithë pasagjerët mund të fluturojnë direkt drejt Kopenhagës nga Tirana dhe anasjelltas 2 herë në javë.

Fluturimet do të kryhen nga kompania “Norwegian Airlines”. Norwegian Airlines gjithashtu kryen fluturime direkte nga Tirana në Oslo 3 herë në javë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon, me mbi 2.8 milionë pasagjerë vetëm gjatë 4 muajve të parë të 2024-ës.

Kjo edhe falë linjave të reja dhe veçanërisht mundësive për lidhje me vende që nuk ishin të lehta e të arritshme më parë.

Shqipëria ka një turizëm që po rritet. Mbështetur në të dhënat e fundit të Agjencisë së Trafikut Ajror, Shqipëria ka rritjen më të shpejtë në aeroporte në mbarë Europën me 222 %. (ATSH)

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.