Mbështetja e NVM-ve, Gonxhja vizitë në kompaninë hungareze “Garantiqa Hitelgarancia Zrt”

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një vizitë në kompaninë hungareze “Garantiqa Hitelgarancia Zrt”, e themeluar në vitin 1992 për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një vizitë në kompaninë hungareze “Garantiqa Hitelgarancia Zrt”, e themeluar në vitin 1992 për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Vizita u fokusua në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira për mbështetjen e SME-ve dhe inovacionit në sektorin ekonomik.

Deri tani kjo kompani ka kontribuar në mbi 400 000 transaksione kredie e garancish.

Qëllimi kryesor i kompanisë është përmirësimi i zhvillimit të sektorit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme vendase duke ofruar garanci për kredi, sigurime, si dhe transaksione leasing dhe faktoring.

“Përpjekjet e “Garantiqa Hitelgarancia Zrt” për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme përmes garancive financiare, janë një model i qëndrueshëm zhvillimi ekonomik. Kjo vizitë u fokusua tek rëndësia e marrëdhënieve të forta ndërmjet institucioneve financiare shtetërore dhe biznesit, për të ndihmuar në ndërtimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e NVM-ve dhe rritjes së punësimit e qarkullimit tregtar”, u shpreh ministri Gonxhja.

Gjatë vizitës dyditore në Budapest, ministri Gonxhja zhvilloi një sërë takimesh në në institucione financiare, si dhe u takua me ministrin e Ekonomisë Kombëtare të Hungarisë, Márton Nagy.

Gonxhja po ashtu zhvilloi takime me tre sekretarë shteti të Ministrisë për Ekonominë Kombëtare, fokusuar tek politikat, reformat dhe strukturat hungareze, projektet dhe programet kryesore sektoriale.

Gjatë takimeve me autoritetet hungareze, ministri Gonxhja vuri theksin në faktin se Shqipëria është e hapur për të mirëpritur sipërmarrësit hungarez. Sektorët janë të shumtë, dhe qeveria shqiptare, nënvizoi Gonxhja, po krijon lehtësira të mëdha për tërheqjen dhe mbështetjen e investitorëve të huaj. (Marrë nga ATSH)

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…