Balluku: Aviacioni civil në Shqipëri, rritje si në asnjë vend tjetër në Europë

Zhvillimi i aviacionit civil ishte në fokus të takimit mes zv/kryeministres Belinda Balluku, njëheraz edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe drejtorit Rajonal të ICAO për Europën dhe Atlantikun e Veriut.


Zhvillimi i aviacionit civil ishte në fokus të takimit mes zv/kryeministres Belinda Balluku, njëheraz edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe drejtorit Rajonal të ICAO për Europën dhe Atlantikun e Veriut.

Balluku ka ndarë detaje mbi takimin me drejtorin Rajonal të ICAO për Europën dhe Atlantikun e Veriut, Nicolas Rallo.

“Diskutuam mbi zhvillimin e aviacionit civil në Shqipëri, i cili në vitet e fundit ka një rritje të konsiderueshme, si asnjë vend tjetër në Europë”, shkruan Balluku.

Balluku më tej shkruan se Shqipëria ka njohur rritje të konsiderueshme në fushën e aviacionit civil dhe kjo dhe për shkak të një strategjie të qartë të qeverisë së Shqipërisë.

“Një zhvillim i bazuar mbi një strategji të qartë të hartuar nga Qeveria Shqiptare prej disa vitesh, përmes rritjes së aksesit të qytetarëve në aviacion bazuar tek liberalizimi dhe konkurrenca. Gjithashtu edhe investimet për përmirësimin e infrastrukturës aeroportuale. Në proces kemi të tjera projekte, si aeroporti i Vlorës dhe ai i Gjirokastrës, të cilat do të zhvillojnë akoma edhe më shumë këtë sektor”, përfundon Balluku.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.